Futboll Seria A Sport

“FUQINË E KA TEK…”/ Allegri: Iu tregoj dy sekretet për suksesin e Ronaldo-s

Massimiliano Allegri ka thurur elozhe për Cristiano Ronaldon, duke thënë se mentaliteti dhe profesionalizmi janë dy cilësitë që bëjmë dallimin mes portugezit dhe futbollistëve të tjerë.

Cristiano Ronaldo po shkon drejt fundit të karrierës, por 34-vjeçari nuk po shfaq shenja ngadalësimi as pas transferimit nga Real Madrid tek Juventusi.

Kur u pyet për Ronaldon – i cili i shënoi katër gola në fitoren me rezultatin 5-1 ndaj Portugalisë kundër Lituanisë për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Allegri tha:

“Fuqia e tij është te mendësia. Ai është 34 vjeç, i ka fituar shumë kampionate, tituj europianë dhe Topa të Artë, por ai vazhdon t’ia japë vetes atë stimulin e rëndësishëm për ta bërë dallimin nga të tjerët”, tha Allegri.“Teknika është fondamentale në mënyrë që të qëndrosh në nivelin më të lartë për një kohë të gjatë, mirëpo dallimi bëhet përmes kokës dhe profesionalizmit. A do të preferoje ta trajnoja Ronaldon apo një talent të ri? Ronaldon, pa asnjë dyshim”.

Allegri punoi me Ronaldon sezonin e kaluar, para se trajneri italian dhe Juventusi t’i ndanin rrugët.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Real Madrid mposht me përmbysje Valencian dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Belgjika shënon golin e tretë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Publikohet VIDEO-ja, ja çfarë po bënte Astori pak minuta para se të vdiste

Q.Autor

Leave a Comment