Futboll La Liga Sport

PYETET PËR RIKTHIMIN TEK REALI/ Mourinho jep përgjigje enigmatike

Mourinho do të pëlqente që një ditë ta drejtojë sërish Real Madridin.

Që prej shkarkimit nga Manchester United, “Special One” ka dhënë sinjale se një ditë do të dëshironte rikthimin në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari: A do të pëlqente t’i ktheheshe, kujtimeve të mira?

Mourinho: Po, kujtime shumë të mira.

Gazetari: Do të pëlqente në të ardhmen të kthehesh në Madrid?

Mourinho: Si dëshiron të të përgjigjem në këtë pyetje?!

Gazetari: Në të ardhmen… (me u kthy në Madrid)

Mourinho: Vij shumë shpesh në Madrid, por ju nuk më shihni

Gazetari: E shikon Madridin

Mourinho: Nuk e shikoj shumë…

Gazetari: Do të të pëlqente të kthehesh?

Mourinho: Tani jam duke punuar me “Sky Sport” dhe jam i përqëndruar tek kjo punë

Gazetari: Kur do të shohim sërish të stërvitesh një ekip?

Mourinho: Kur të arrij diçka që më pëlqen

Gazetari: Real Madridi shembull!?

Mourinho: Madridi ka trajner.

Gazetari më pas e pyeti sërish “në të ardhmen”, por Mourinho vazhdoi rrugën e tij.

Gjatë ditës, Mourinho i “shkeli” syrin Realit, duke thënë për Marca: “Real Madridi ka qenë eksperienca më e mirë për mua sepse kam mësuar shumë si trajner, si njeri, për shkak të leksioneve që kam marrë. Kam kujtimet më të mira në karrierë, ka qenë kohë fantastike”.

Gjatë tri sezoneve në Madrid, nga viti 2010 deri më 2013, Mourinho fitoi tre trofe, Ligën, Superkupën dhe Kupën e Mbretit.

 

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Parma-Juventus. Rezultati 0-4

Delo.autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Të dy ekipet zbresin në fushën e “Air Albania”, shikoni çfarë ndodh para ndeshjes (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PRESIDENTI I ATLETICO MADRID/ Enrique Cerezo: Juventus? E kemi mposhtur edhe më parë, do të…

Isa.Autor

Leave a Comment