Futboll Premier League Sport

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Skuadra e Solskjaer mposhtet nga West Ham

Manchester United ka regjistruar humbjen e dytë në kampionat. Skuadra e Solskjaer u mposht nga West Ham me rezultatin 2-0, duke ngecur në kuotën e 8 pikëve në 6 sfidat e para.

Ishte ukrainasi Jarmolenko që në minutën e 44-t gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që për të vulosur triumfin e vendasve mendoi Krosuell, i cili në minutën e 84-t dyfishoi rezultatin.

Një paraqitje e dobët për “djajtë e kuq”, të cilët javën e ardhshme do të përballen me Arsenalin.

Ndërkohë më triumfin e sotëm, West Ham është ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 11 pikëve.

Related posts

“LOJTARI QË “VRET” AKTORËT/ Juventus hidhet në sulm për yllin e Uellsit

Isa.Autor

Griezmann tha se do të qëndronte, por gjesti i tifozëve mund t’i ketë ndryshuar mendjen

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE NË “CAMP NOU”/ Talenti Fati nderon Barcelonën me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment