Futboll Seria A Sport

KALON LEGJENDËN PAULO MALDINI/ Flet “Gardiani” Buffon: Nuk e kisha imagjinuar kurrë se… (FOTO)

Portieri Gigi Buffon shkroi sot historinë, duke u bërë lojtari që luan më shumë ndeshje me fanellën e një ekipi në Itali. Në fitoren 2-0 ndaj Spal, portieri 41-vjeçar zhvilloi ndeshjen nr.903 me fanellën bardhezi, duke kaluar një tjetër legjendë si Paolo Maldini (ish-milanisti mban rekordin e më shumë ndeshjeve në Serinë A, 647 ndaj 642 të Buffon).

“Jam krenar për rekordin tim, pasi nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija deri këtu në karrierën time. Sidomos pas këtij rikthimi te Juventusi, pasi vij më i kompletuar pas një viti me PSG-në. Falënderoj prindërit e mi por dhe jetën, që ka qenë bujare me mua. Megjithatë, edhe unë kam sakrifikuar shumë për të ardhur deri këtu”, u shpreh Gigi Buffon.

Related posts

E FUNDIT/ ZE MARIA shkelmon dyert e stadiumit të TIRANËS dhe braktis konferencën pas ndeshjes: Unë do…

Isa.Autor

Formacionet e mundshme: Inter – Roma

Q.Autor

I BINDUR TEK RIKTHIMI I TROFEVE ME REAL MADRID/ Asensio: Me Ancelottin do të shkëlqejmë dhe fitojmë

Delo.autor

Leave a Comment