Garat automobilistike po përjetojnë momente të frikshme.
Pas aksidentit të rëndë që ndodhi javën e kaluar në Formula 2 ku një pilot humbi jetën, tashmë aksidenti tjetër i rëndë por për fat të mirë pa pasoja në njerëz ndodhi në Formula 3.
Piloti australian, Aleks Peroni, ka parë “ferrin” me sytë e tij, pasi makina me të cilët ai po zhvillonte garën pësoi një aksident. Makina e 19-vjeçarit goditi një pengesë të vogël që ndodhej jashtë pistës.
Si pasojë e kësaj makina u ngrit në ajër në një lartësi prej rreth 6 metrash, duke u përplasur me pjesën rrethuese të pistës.
Menjëherë kjo ngjalli panik, pasi në mendjet e të gjithëve erdhi vdekja e pilotit tjetër të Formula 2, Antoni Hjubert.
Megjithatë Peroni, doli nga makina e dëmtuar dhe vazhdoi me këmbët e tij, ndërkohë që tani është nën kujdesin e mjekëve.
Wow, Peroni wordt in de Formule 3 gelanceerd over het broodje in Parabolica. Je gelooft het haast niet, maar hij is okay en uitgestapt. Wat een klap! #F3 pic.twitter.com/YL3Mwuhtb5
— Rob van Gameren (@VanGamerenF1) September 7, 2019