Futboll La Liga Sport

KUJTON BBC E FAMSHME/ Karim Benzema rrëfen: Bale ishte raketa, CR7 golashënuesi. Ndërsa unë…

Karim Benzema në një intervistë të dhënë së fundmi, ka zbuluar rolet që kishin në skuadër ai, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, kur formonin te Real Madrid treshen e njohur si BBC.

Sulmuesi francez është shprehur se ishte pikërisht ai që e bënte të funksiononte, ndërsa rrëfen se nuk e ka pasur problem të adaptonte lojën e tij për nxjerrë më shumë në pah cilësitë e Cristiano Ronaldos.

“ Në atë treshe sulmi kishim raketën, që ishte Bale. Më pas ishte finalizuesi, golashënuesi, Cristiano Ronaldo. Më pas isha unë ai që krijonte hapësirën mes Bale dhe Ronaldo, pjesa e duhur që e gjitha të funksiononte në perfeksion. Nuk e kisha problem t’i përshtatesha Ronaldos. Te Lioni isha unë finalizuesi, ndërsa në Madrid ishte Ronaldo. Kështu, unë luaja një tjetër rol. Kam shënuar gola, por merrja pjesë në ndërtimin e aksionit, në lëvizje për të hapur hapësira.

Për mua, jo sepse ke numrin 9 duhet të jesh patjetër golashënuesi. Mbase në të kaluarën numri 9 te Reali ka qenë lojtari gol, por në atë kohe ishte ndryshe. Unë dilja nga zona për t’i hapur hapësirë Ronaldos. Për mua, edhe nëse ai do të luante në krah, sërish do të kishte numrin më të lartë të golave”, u shpreh Benzema.

Related posts

ËSHTË KTHYER NË NJË FENOMEN TEK MILANI/ “Bomberi” Piatek: Nëse do të kisha ato cilësi…

Delo.autor

Maxi Lopez-it nuk i del inati, thumbon keq Icardin

Q.Autor

“TAULANT XHAKA NUK ËSHTË TREGUAR I NDERSHËM…”/ Edi Reja: Impenjim deri në vdekje ndaj Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment