Breaking News Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 2-0

Shqipëria sfidon kampionët e botës në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit. Data 7 shtator e vitit 2014 duhet të shërbejë si një frymëzim për grupin aktual të futbollistëve shqiptarë. Si sot pesë vite më parë, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi arriti të merrte një fitore historike në transfertën me Portugalinë në nisjen e rrugëtimit për në Europianin 2016.

Pesë vite më vonë, e njëjta datë, e njëjta dëshirë, i njëjti mision, e njëjta vështirësi. Ndryshojnë vetëm disa aktorë (lojtarët, trajneri) dhe kundërshtari. Asgjë nuk është e pamundur, prandaj në Francë, Shqipëria mund ta përsëritë të njëjtën histori si në 7 shtatorin e vitit 2014. Për sa i përket statistikave, në total, Shqipëria ka luajtur 7 herë me Francën, ku veç atij suksesi 1-0 në Elbasan, falë golit të Kaçes, te rezultatet pozitive hyn edhe barazimi 1-1 në Francë në nëntorin e 2014-ës. Të dyja ndeshjet kanë qenë miqësore, ndërkohë që në 5-së përballjet e tjera, kuqezinjtë janë mposhtur.

T’i kërkosh sot Shqipërisë të marrë pikë kundër Francës mund të duket e tepruar. Jo vetëm sepse jemi në një periudhë tranzicioni dhe Reja është trajneri i dytë brenda këtij edicioni, por sepse po luajmë kundër kampionëve të botës.

Në shtëpinë e tyre… Më e vështirë se kaq nuk mund të bëhej, as për Kombëtaren tonë dhe as për trajnerin. Por ja që për dreq, Shqipërisë i duhet shumë një rezultat pozitiv kundër “gjelave”. I duhet edhe Rejas për kontratën e së ardhmes, por mbi të gjitha Shqipërisë. Ka shumë të ngjarë të mos shkojmë në Europian edhe nëse e mundim Francën sot, por na duhet patjetër një shkëndijë…

 

MINUTA E 27/ Franca dyfishon shifrat me golin e shënaur nga Olivier Giroud.

MINUTA 8/ Franca kalon në avantazh me golin e shënaur nga Kingsley Coman.

Nis sfida

Ka nisur me skandal ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë.

Në “Stade de France” loja ende nuk ka startuar për shkak të problemeve teknike dhe organizatorët e ndeshjes ngatërruan himnin e përfaqësueses së Shqipërisë.

Prej disa minutash lojtarët po qëndrojnë në pritje pasi nuk mund të pranojnë të luajnë pa u ekzekutuar himni i Shqipërisë.

20:45 | FRANCË – SHQIPËRI 

FORMACIONET ZYRTARE:

FRANCA: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru. Trajner: Didie Deshamp.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja.

Related posts

DY DITË PARA FINALES SË MADHE/ Tifozët e Liverpoolit nisen drejt Kievit. Këndojnë… (VIDEO)

Sadik.Autor

Maradona kritikon FIFA 18 për shkak të Juve-s

Sadik.Autor

Kategoria e Parë/ Grupi A: Korabi në avantazh ndaj Ilirisë, Vora shënon 2 gola për 10 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment