Futboll Sport

STËRVITJA E PARË PAS OPERACIONIT/ 20 mijë tifozë përlotin legjendën Maradona (VIDEO)

Diego Armando Maradona u rikthye të punojë sërish si trajner, pas ndërhyrjeve kirurgjikale që pati muajt e fundit.

Legjenda e futbollit argjentinas ka marrë drejtimin e klubit Gimnasia La Plata, që aktualisht renditet në vend të fundit të kampionatit elitar në Argjentinë, me 1 pikë në 5 ndeshje.

Plot 20 mijë tifozë kanë mbushur stadiumin e tyre në stërvitjen e parë zyrtare që Maradona drejtoi ekipin. Një moment emocionues për tifozët dhe vetë ish-sulmuesin e Napolit, që u përlot nga pritja e madhe, teksa në kor këndonin: Kush nuk kërcen është anglez.

“Do të jem prezent në çdo seancë stërvitore, ndryshe nga sa kanë thënë disa gazetarë. Sepse kush nuk stërvitet nuk do të luajë. Do iu kërkoj lojtarëve të japin jetën për ju. Të shtunën do luajmë jeta a vdekje. Jeni ju ata që do të na bëni ne të fitojmë ndeshje dhe ne do t’i fitojmë ato. Ky ekip do të jetë shembull, nuk jam unë magjistari, unë pëlqej të punoj dhe të fitoj, ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime”, me këto fjalë iu drejtua Maradona të gjithë të pranishmëve në prezantimin e tij para tifozëve.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ KHABIB premton SPEKTAKËL dhe EMOCIONE, do ndeshet me…

Isa.Autor

LIVERPOOL gati të rrëmbejë yllin e Leicester

Q.Autor

“NË GRUPIN A LUHET FUTBOLL I ASHPËR”/ Kapiteni i ri i Dinamos: Nuk na interesojnë “aleancat”

Delo.autor

Leave a Comment