Futboll La Liga Sport

“DO PADIS ‘LA REPUBBLICA’ PËR LAJM TË RREM”/ Konte: Kam projekt 3-vjeçar me Interin

“Lidhur me artikullin që ka dalë ditën e sotme (djeshme) në ‘Repubblica.it’ mohoj kategorikisht faktin se kam kontaktuar drejtues dhe lojtarë të Juventusit duke pyetur: ‘Po Sarrin do ta largojnë?’ Do t’i padis ata që kanë shkruar këtë artikull dhe drejtorin përgjegjës të tabloidit”. Është shprehur kështu Antonio Konte gjatë një telefonate me agjencinë e lajmeve “ANSA”, duke shtuar: “Iu bashkova Interit me një projekt trevjeçar dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të punoj fort dhe do të luftoj me gjithë forcat e mia derisa të rezultojë një projekt fitues”.

SËRISH NË FUSHË – Asnjë takim ballë për ballë në “Appiano” mes Kontes dhe krerëve të Interit. Pas “stuhisë” së ngritur të shtunën në mbrëmje dhe në postndeshjen polemike në Bergamo, zikaltrit janë rikthyer sërish në fushë për të përgatitur 1/8-at e finales të Ligës së Europës kundër Getafes, e programuar për ditën e nesërme (ora 21:00) në Gelsenkirshen të Gjermanisë. Në qendrën sportive interiste në orët e para të mëngjesit ishin të pranishëm edhe administratorët e deleguar Xhuzepe Marota dhe Alesandro Antonelo, zv.presidenti Havier Zaneti dhe drejtori sportiv Piero Auzilio. Të gjithë kanë bërë edhe tamponin “COVID”, siç parashikohet nga protokolli i UEFA-s në prag të Ligës së Europës (sot parashikohet një tjetër xhiro kontrolli porsa të zbarkojnë në Gjermani), së bashku me skuadrën dhe stafin teknik. Pritej që pas së dielës së ndezur, e ndjekur nga sulmet e rënda të Kontes ndaj klubit, do të kishte pasur menjëherë një takim trajner-klub, por për momentin takimi mbetet i ngrirë, ndoshta pikërisht sepse përpara është një sfidë thelbësore europiane për t’u luajtur.
Zaneti Konte
PALËT SHUMË LARG — Palët për momentin janë shumë larg dhe aroma e “divorcit” është e fortë: Interi dëshiron që Konte të mos ketë më shpërthime të tilla; trajneri vetë do të vendosë disa kushte për të qëndruar zikaltër. Në sfond ndodhet që tani Masimiliano Alegri, i preferuari i Marotës në rast krisjeje përfundimtare. Liga e Europës do të jetë një udhëkryq thelbësor, por ndoshta jo vendimtar: edhe fitorja e kupës ndoshta nuk do të mjaftojë për të afruar palët.

Related posts

Drejtori i Barcelonës: Italianët kanë ekipe të forta dhe serioze

Q.Autor

PO SHIJON PUSHIMET/ Max Verstappen, kampioni i F1 ka një avion privat 13 milionë euro

Delo.autor

Drejtuesit e Galatasarait vizitojnë Milanon për futbollistin e Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment