Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MUAJI I SHKËLQIMIT TË CIKALLESHIT/ Sulmuesi i Kombëtares mbyll me dopietë në kampionatin turk

Shtatori është muaji i Sokol Cikalleshit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, sepse sulmuesi kavajas e nisi muajin me gol në Francë kundër kampionëve të botës dhe e mbylli sot me një dopietë në kategorinë e dytë të kampionatit turk.

Skuadra e tij Akhisarspor ia doli të triumfojë me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Karagumruk, ndërsa Cikalleshi shënoi një dopietë në minutat 22’ dhe 27’, duke çuar përkohësisht rezultatin në 0-3, para se vendasit të shënonin dy herë për të rihapur takimin.

Sulmuesi kavajas ka shënuar në të gjitha takimet që ka zbritur në fushë këtë muaj, si me Kombëtaren Shqiptare në eliminatoret e Euro 2020-ës, ashtu edhe me Akhisarspor në ndeshjet e kampionatit turk.

Ky ishte goli i katërt sezonal i Cikalleshit me ekipin turk, që kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë me 13 pikë në 6 javët e para, duke u konfirmuar si pretendentja kryesore për t’u ringjitur mes më të mirave sezonin e ardhshëm.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi SHQIPTAR bëhet hero, Bazeli kalon në playoff falë AJETIT (VIDEO)

Isa.Autor

TENSIONE TEK BAYERN MUNICH/ Niko Kovac pranë shkarkimit

Isa.Autor

“YLLI” JONES I DHUROI FITOREN NDAJ EVERTON/ Klopp i thur elozhe talentit: I pabesueshëm…

Delo.autor

Leave a Comment