Futboll Gossip Sport

“NUK JAM “DJALLI” PËR ICARDIN”/ Rrëfimi i gjatë i Wanda Narës: Ju tregoj prapaskenat me Conten, Marottën dhe Juventus

Vanda Nara, në një intervistë të gjatë në edicionin e sotëm të “Corriere della Sera”, kërkon që të hedhë dritë mbi transferimin e Mauro Ikardit nga Interi, drejt PSG-së.

Gruaja-agjente e futbollistit, mohon kategorikisht fjalët e njerëzve, që thoshin se ajo i do të keqen Mauros, ndërsa hedh dritë edhe mbi oferta të tjera.

TRANSFERIMI – Nuk jam unë personi i keq në këtë histori, unë jam ajo që e zgjidha. Njerëzit thoshin se unë po dëmtoj bashkëshortin tim, babain e fëmijëve të mi. Por, a mendojnë njerëzit kur flasin? Si mund të mos dua unë, të mirën e Mauros? Çfarë është e mirë për të, është edhe për mua.

NË FRANCË – PSG-së nuk mund t’i thuhet jo. Ka gjithçka për të fituar, është një klub plot me yje. Mauro është i nderuar që është pjesë aty. Në fund të sezonit, do zgjedhim çfarë do jetë më mirë. Unë jam edhe gruaja, jo thjesht menaxherja. E njoh atë. E dija që do pranonte. Zgjedhja e PSG-së vjen pas një viti plot tensione dhe momentesh kontroverse. Kjo i dha pak paqe edhe fëmijëve dhe familjes. Po të vazhdonim te Interi, do kishte qenë një çështje akoma më e madhe. Gjithsesi, dëshira e tij për të luajtur tek Interi është e njëjta. Ka edhe kriza në marrëdhënie të gjata. Në fund, largohemi me një raport të ndërlikuar, por pa tradhti. Interi duhej ta shiste Ikardin. Si një kapiten, Mauro nuk do largohej kurrë nga klubi, por strategjia ishte për ta shitur atë.

MBI INTERIN – Klubi i hoqi shiritin e kapitenit për ta shitur. Por më pas, ai nuk refuzoi sërish të shkonte në Vienë, kur ekipi po bënte fazën përgatitore. Ai po luante me një dhimbje në gju, madje. Kur i hoqën shiritin, më tha diçka që më preku: “Të luash, nuk duhet vetëm trupi, por mbi të gjitha shpirti. Në atë moment, ata më shkatërruan”.  Konte? Ai duhej të pranonte zgjedhjet e drejtuesve. Kisha folur me të, dhe klubi e kishte garantuar se do e forconte ekipin sidoqoftë. Futbolli është biznes, Marota bën zgjedhjet, dhe duhet të shohë edhe llogaritë e klubit. Në fund, shiten ata që kanë bërë mirë. Për Ikardin kisha 15 oferta. Edhe Marota e dinte. Pse lëvizëm ditën e fundit të merkatos, nuk do të thotë që jemi të çmendur, por e dimë vlerën e Ikardit.

ARSYET – Nuk jemi larguar nga Interi për arsye parash. Vetëm një injorant e mendon këtë. Po të ishte për punë parash, ai do largohej 3-4 vite më parë, kur Interi nuk ishte as në Champons, por dashuria për ekipin mbeti. Ai donte të kthehej sërish me grupin e të stërvitej me Konten. Ku i dihet si do shkonte me të.

JUVJA – Ikardi ishte kapiteni i Interit, nuk do shkonte kurrë. Marrëdhënie të këqija me Perisiç e Brozoviç? Çdo gjë është ekzagjëruar. Marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të mira, një prej tyre e kemi edhe fqinj me shtëpi.

SI AGJENTE – Unë jam një figurë e rrallë në sport. Grua dhe agjente njëkohësisht. Është e çuditshme të dëgjosh një grua që flet për futboll. Por, klubet më kanë trajtuar me respekt dhe barazi. Nuk dua të flas për seksizëm apo racizëm. Ata që bëjnë akuza të tilla, e kanë një poroblem të tillë.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Pas 17 minutash lojë, mesfushori shqiptar ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON NJË “BOMBË” MERKATOJE/ Menaxheri: Transferimi tek Napoli? Pse jo, aty ka luajtur më i madhi…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Gjermani-Zvicër. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment