Futboll Sport

ATMOSFERA PRITET TË JETË ELEKTRIZUESE/ Në Francë janë të bindur për një fitore ndaj Shqipërisë, zgjedhin këngën për çdo gol

Në Francë janë të bindur për një fitore ndaj Shqipërisë dhe kanë nisur të mendojnë mënyrën se si do t’i festojnë golat. Stadiumi “Stade De France” do të ketë afro 70 mijë tifozë, të cilët duan që të shohin sa më shumë gola dhe t’i festojnë në mënyrë spektakolare. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese dhe Federata Franceze e Futbollit ka vendosur që të marrë mendimin e disa tifozëve për ndeshjen me Shqipërinë.

Ajo lidhet me këngën që kërkojnë në stadium pas golave që “gjelat” do t’i shënojnë Shqipërisë. Mijëra tifozë kanë marrë pjesë në këtë sondazh dhe kënga fituese është zgjedhur “Song 2” e grupit të njohur britanik Blur. Bëhet fjalë për një këngë të famshme të vitit 1998, e cila ishte kolona zanore edhe e videolojës “FIFA 98”.

Francezët duket se kanë mbetur nostalgjikë të asaj kohe dhe duan sërish që refreni të vendoset për ndeshjen me Shqipërinë në momentin që kampionët e botës të shënojnë gol. Misioni i kuqezinjve është që kjo këngë të mos vendoset asnjëherë sot në mbrëmje ose sa më pak të jetë e mundur. Duke mbajtur portën e paprekur, sondazhi do të dalë “huq” dhe kuqezinjtë do të largohen me një rezultat historik nga Parisi.

Related posts

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dirithërima në portën e vendasve. Haldorson i mohon golin Hysajt

Delo.autor

SIGUROI NJË BILETË HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Berat Gjimshiti cilësohet tek Atalanta si…

Delo.autor

RRËFEHET DROGBA/ Ky është MBROJTËSI MË I FORTË që jam përballur, NUK është MALDINI

Isa.Autor

Leave a Comment