Futboll Sport

PAS FITORES HISTORIKE NGA ÇEKISË/ Mesfushori Celina i lumtur me fitoren: Kishim besimin se…

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina ka folur pas fitores historike ndaj Republikës së Çekisë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Celina tha se deri tani kjo ishte ndeshja më e mirë e “Dardanëve”.

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë por ishim me vetëbesim para ndeshjes dhe e kemi ditur që po luajmë kundër një skuadre shumë e fortë. Besoj që e merituam fitoren”, tha ai.

“Deri tani kjo ishte ndeshja më e vështirë, e pamë se çfarë mentaliteti kanë ata kur e shënuan golin e parë. Ne kemi shumë lojtarë të talentuar në ekip”, tha ai.

“Të gjithë besuam që mund të rikthehemi në lojë. Ishte zhgënjyese të pësonin golin e parë, por reaguam shumë mirë duke shënuar dy herë”, përfundoi Celina.

Related posts

“PRISON FIGHT”/ Aty ku mund të fitosh lirinë nga burgu. Tajlanda dhe eventi që zhvillohet prej vitit 2012

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Champions Chelsea-Valencia, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

GJYQTARI MERR VENDIMIN SKANDALOZ/ Mesfushori Nani ndëshkohet me karton të kuq dhe “shpërthen” në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment