Futboll Sport

E BUJSHME/ Titullari i rëndësishëm i Interit pranon transferimin te Juventusi, mungon vetëm firma

Nëse Interi do të pendohej për diçka në merkato, do të ishte pikërisht largimi i Ivan Perisiç, i cili vjen nga një sezon fantastik të kryer me zikaltërit në të gjitha kompeticionet.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, anësori kroat është një hap larg transferimit me parametra zero te Juventusi në fundin e sezonit.

Një lajm që sigurisht nuk i tërheq tifozëve dhe drejtuesve zikaltër që duan me çdo kusht të bindin kroatin për të qëndruar dhe rinovuar me ekipin nga Milano.

 

 

“Zonja e Vjetër” ka nisur një revolucion të vërtetë me parametra zero ku do të merrnin tre emra “BIG” në merkato si, Pol Pogba nga Mançester Junajtid, Angel Di Maria nga PSG dhe Ivan Perisiç nga Interi.

33-vjeçari kroat ka pranuar ofertën e Juventusit me një kontratë 2-vjeçare dhe me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, por Marota dhe Ausilio nuk do të dorëzohen dhe në fundin e kampionatit do të provojnë gjithçka për gjithçka që të bindin mbase lojtarin më të rëndësishëm këtë sezon për Interin.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën zikaltër në Serinë A, Perisiç është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City planifikon shkëmbimin Lautaro-Aguero

Delo.autor

Deshamp nuk e mori në Rusi, por ylli i Realit nuk e harron të urojë francezët (FOTO)

Isa.Autor

Udhëtimi “sekret” i Ronaldos, portugezi zbarkon në Torino (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment