Futboll Seria A Sport

REKORD NË DEBUTIMIN ME INTER/ Conte qëndron me këmbë në tokë: Koha do të tregojë ambiciet tona…

Asnjëherë më parë nuk kishte bërë një nisje të tillë. Antonio Konte ka vendosur një rekord në katër javët e tij të para në debutimin me Interin. Asnjëherë më parë nuk ia kishte dalë që të fitonte 4 ndeshjet e para në startin e aventurës me Juventusin dhe me Çelsin.

Në debutimin e tij me “Zonjën e Vjetër” në sezonin 2011-2012 ai mori 2 fitore dhe 2 barazime në ndeshjet e para. Edhe me blutë e Londrës nuk arriti që t’i fitonte katër sfidat e para të Premier Ligës, por mori 3 fitore dhe 1 barazim. Në të dyja rastet ai arriti të fitonte kampionatin dhe tifozët zikaltër janë bërë me krahë.

Trajneri italian foli për mediat kineze dhe shprehu bindjen që ky grup mund të shkojë larg. Megjithatë, ai thotë se djemtë e tij duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë sepse vetëm kështu mund të shkojnë shumë larg.

Çfarë mendoni për paraqitjen që bënë Lukaku, Brozoviç dhe të tjerët?

Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ana jonë, në të gjitha aspektet: taktik, intensitet dhe fizik. Bëmë një ndeshje mjaft të mirë që nga fillimi deri në fund dhe jam i kënaqur për djemtë.

Nuk më pëlqen të flas për individët, sepse kur fitojmë, e bëjmë të gjithë dhe kur nuk fitojmë, jemi të gjithë bashkë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, diçka që nuk ndodhi me Slavian. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, të mbajmë kokën ulur dhe të “pedalojmë”.

Interi ka fituar 4 ndeshjet e para të kampionatit, mendoni se mund të luftojë me Juventusin?

Jo. Kanë kaluar vetëm katër javë. Nuk duhet të harrojmë që dy vite më parë Interi ishte në krye të klasifikimit deri në dhjetor dhe pastaj u kualifikua në ndeshjet e fundit për në Cham pions. Kjo tregon se kampionati është i gjatë dhe duhet të luftojmë javë pas jave.

Koha do të tregojë ambiciet tona dhe të shohim çfarë do të na rezervojë e ardhmja. E përsëris që kam një grup lojtarësh të mirë, të cilët kanë ambicie dhe duan të jenë protagonistë. Duan të fitojnë diçka dhe shpresojmë që ta realizojmë. Duhet të jemi me këmbët në tokë për të shkuar deri në fund.

Në stadium kishte shumë tifozë kinezë për ta parë ndeshjen. Çfarë do t’u thoshit?

Forca Inter! (qesh)

Related posts

MOMENT QESHARAK/ Gjyqtari i fsheh topin Agueros (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Kaka i ri dhe nxënësi i Mourinho-s kërcënojnë Milan

Delo.autor

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Buletin lufte te Lazio, shans për Muriqin dhe Strakoshën në formacion

Delo.autor

Leave a Comment