Futboll Sport

REKORD UNIK I KOMBËTARES/ 3 pikë drithëruese dhe një fitore që ndez zemrat kuqezi

Për herë të parë në histori Shqipëria fiton me një “poker” golash një ndeshje jo miqësore. Më shumë se sa ky rekord unik për futbollin kombëtarë, fitorja ndaj Islandës ishte një sukses i jashtëzakonshëm që ndez dhe një herë ambientin kuqezi. Të gjithë çlirohen nga makthet e të kaluarës, Shqipëria vijon të jetë e gjallë, vijon të dhuroj emocione dhe për më tepër vijon të mbaj të ndezur ëndrrën “Euro2020”. Kjo ishte fitorja që i mungonte përfaqësueses, një fitore që bashkon dhe më shumë grupin, i jep më shumë besim lojtarëve, trajnerit Edi Reja por dhe një fitore për tifozët e zjarrtë të cilët nuk e braktisën ekipin në këtë moment të vështirë.

Pas tronditjes që morën kundër Francës reagimi ndaj Islandës ishte domosdoshmëri dhe këtë e bëmë në mënyrë më të bukur të mundshme. Sigurisht që ka ende shumë për të përmirësuar pasi në çdo zbritje të ishullorëve prapavija ishte në panik. Askush nuk do të guxonte të parashikonte një rezultat të tillë 4-2 por të gjithë besonin se mund të thyenin Islandën, besoi dhe trajneri Edi Reja i cili hodhi në fushë një formacion të ribërë nga e para.

Formacioni
I besoi një fanellë titullari Dermakut me qendërmbrojtësin që ia shpërbleu në minutën e 32-të duke shënuar golin e avantazhit. Të motivuar por të pavëmendshëm me fillimin e pjesës së dytë, Shqipëria i dhuroi Islandës golin e barazimit me fillimin e pjesës së dytë. Në momentin më delikat, kapiteni Hysaj finalizoi me gol një aksion perfekt, një asisit të magjishëm nga Manaj.

Hysaj
Për Hysajn ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares. Goli krijojë iluzionin se përmbysja e madhe mori formë të plotë por gjithçka nisi nga e para pasi Sigthorsson barazoi shifrat në 2-2 pas një rrëmuje në zonë. Reja ndërhyri sërish në formacion duke hedhur në fushë Odise Roshin. Mesfushori fierak me një aksion personal në minutën e 78-të bërë që tifozët të shpërthenin në festë, një gol me dedikim për Roshin për të gjithë kritikët.

Roshi
Mbrëmja e magjishme u kurorëzua nga një gol fantastik i Cikalleshit i cili hipotekoi “pokerin” e golave, një fitore e cila mban një lojë Shqipërinë për të siguruar një biletë për në “Euro2020”.

Related posts

PLAS TEK TOTTENHAM/ Pochettino paralajmëron Alderweireld: “Askush nuk më bën dot…”

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Theu rregullat e karantinës, policia arreston trajnerin e kombëtares (EMRI)

Delo.autor

Mala: Golin ia dedikoj Leos. Titulli? Jemi Partizani, do ia lemë vazhdimësisë

Isa.Autor

Leave a Comment