Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Mesfushori Gjasula tregohet i sinqertë: Nuk e prisja ftesën e Kombëtares…

Klaus Gjasula ishte një nga risitë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edy Reja për dy ndeshjet e muajit shtator që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndaj Francës dhe Islandës.

Mesfushori, i cili luan në Gjermani me Paderborn, i pranishëm në konferencën për shtyp të kësaj të marte nga kompleksi “Tropikal” në krah të Odise Roshit, u shfaq shumë i kënaqur për këtë mundësi që i është dhënë të cilën synon ta shfrytëzojë në maksimum.

“Jam shumë mirë dhe është kënaqësi që jam këtu. E kam pritur gjatë këtë ditë dhe të jap maksimumin për të ndihmuar. Do të ishte e madhe nëse luaj, por vendos trajneri. Vitet e fundit nuk kam menduar se do të vijë kjo ditë, por më ka ecur mirë me skuadrën time Paderborn dhe tani luaj në Bundesligë. Natyrisht kur luan në Bundesligë është mirë”, tha Gjasula.

Klaus është vëllai i vogël i ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare Jurgen Gjasula dhe para se të mbërrinte në grumbullim me kuqezinjtë ai ka marrë disa këshilla nga vëllai i tij.

“Flas më vëllanë për shumë gjëra dhe ka qenë këtu dhe e di si ecin punët. Më ka thënë disa gjëra. Besoj se do të integrohem shpejt. U pritëm mirë pasi janë lojtarët e hapur, të flasin dhe të mbajnë në anë”, theksoi mesfushori kuqezi.

Related posts

PAS NJË HUTIMI NË MBROJTJE/ “Topçinjtë” i falin hapësira, West Ham barazon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL/ Nuk kanë fund ngacmimet seksuale, arrestohet një tjetër futbollist i Premier League. Ja emri… (VIDEO)

Delo.autor

LUFTA NË UKRAINË/ Britania e Madhe: Të ndalohet Roman Abramovich, t’i merret klubi i Chelsea-t dhe pasuria

Delo.autor

Leave a Comment