Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Mbrojtësi i Çekisë pa polemika: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë…

Mbrojtësi i Çekisë, Stefan Simic, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes së Kosovës dhe Çekisë.

Megjithëse nuk bën polemika të hapura, lojtari i Hajdukut të Splitit që më parë ishte edhe pjesë e Milanit, shtron disa teza që mund të lënë vend për diskutime.

Teksa shpjegon prejardhjen e tij që del me origjinë serbe, Simic justifikohet me faktin se edhe shumë futbollistë kosovarë siç i quan vetë ai, përfaqësojnë shtetet e tjera.

Në këtë përcaktim, futet pikërisht Shqipëria, por duke harruar se bëhet fjalë po për shqiptarët. Sipas deklaratës së shpërndarë në mediat shqiptare të Kosovës, Simic është shprehur:

“Bosnja është e ndarë në tre pjesë, familja ime vjen nga një vend ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte. Disa futbollistë kosovar përfaqësojnë shtete tjera, si për shembull Shqipërinë.

Kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Miqtë e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota. Nuk kam asgjë kundër askujt”, ka thënë Simiç.

Related posts

PROCHETTINO E KA VENDOSUR/ Çfarë pritet të ndodhë me Armando Brojën…

F.autor

“ÇMENDURI” NË LA LIGA/ Atletico triumfon me përmbysje, Real Madrid i falet Nachos. Barcelona katastrofë

Delo.autor

“NUK ERDHA TEK BARCELONA PËR TITUJ”/ Griezmann zbulon arsyet e largimit nga Atletico

Delo.autor

Leave a Comment