Sport Të tjera

25 MEDALJE NË BOTËRORIN E GJIMNASTIKËS/ Simone Biles thyen rekordin e legjendës…

Simone Biles shkruan një faqe të rëndësishme në historinë e gjimnastikës botërore.

Gjimnastja amerikane vendosi një rekord të ri përsa u përket kampionateve botërore të kësaj disipline teksa arriti në kuotën e 25 medaljeve të fituara në total duke kaluar legjendën bjelloruse të gjimnastikës Vitaly Scherbo që është ndalur në kuotën e 23 medaljeve botërore të fituara në vitet 90.

Këtë sukses, 22 vjeçarja Biles e regjistroi në edicionin e radhës së Botërorit të gjimnastikës të mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë. Dy medaljet e fundit Biles i fitoi ditën e diel në kërcimin e kalit dhe në traun e ekuilibrit që rezultuan të ishin edhe medalja e 18 dhe e 19 e artë në karrierën e saj.

“Kjo është paraqitja më e mirë që kam bërë ndonjëherë” -tha Biles pasi përfundoi këtë botëror të pestë të saj me 5 tituj në 6 kategori garash dhe tani ajo po planifikon te festojë këtë sukses sapo të kthehet në vendlindjen e saj në Texas.

Kjo është hera e parë që Biles e mbyll botërorin e gjimnastikës me 5 medalje të arta, por ajo shtoi se është 90% e sigurt se ai i Shtutgartit do të jetë botërori i saj i fundit.

Related posts

SINJALE POZITIVE/ Njeriu i titullit kampion pranë rinovimit me Milanin

F.autor

PEZULLIMI I TRAJNERIT DHE DY LOJTARËVE/ Tifozët dhunojnë ish-drejtorin e klubit të Luftëtarit, e fajësojnë për…

Delo.autor

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ “Demat” eliminohen nga Sheriff Tiraspoli në Europa league

Delo.autor

Leave a Comment