Futboll Shqipëri Sport

ALARMI I STADIUMIT “ARENA KOMBËTARE PËR SFIDËN NDAJ FRANCËS/ Reagon FSHF: Ja ku do të luhet…

Stadiumi i ri Kombëtar nuk i ka përfunduar punimet. Po, sepse deri në momentin e fundit, si në çdo objekt të ri të stërmadh në qytet, ka vend për rregullime, siç edhe në çdo objekt tjetër që bëhet gati të mirëpresë deri në 22000 persona.

arena kombetare

Panorama Sport”, siguron ekskluzivisht vendimin e UEFA-s referuar ndeshjes Shqipëri-Francë, me anë të burimeve zyrtare në FSHF. Drejtori i zyrtës së PR, Andi Verçani, tregon për “Panorama Sport” nëse do të luhet apo jo kjo ndeshje në këtë impiant, kushtet e kërkuara nga UEFA dhe në fund ka edhe një thirrje shumë të rëndësishme për të gjithë.

“FSHF dëshiron të informojë opinionin publik se në një vepër publike madhore siç është stadiumi i ri Kombëtar, ka pasur dhe ka probleme të vogla të cilat ndeshjen në çdo investim madhor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ne ju sigurojmë se të gjitha zërat që kanë dalë se ka probleme në lidhje me sistemin e transmetimit dhe akomodimin e gazetarëve, janë totalisht të pavërteta. Çuditemi nga fakti se nga kanë dalë këto informacione” – shprehet fillimisht Verçani.

Më tej, ai tregon edhe standardet e stadiumit, si dhe shprehet se “Arena Kombëtare” i ka plotësuar kërkesat e UEFA-s: “Stadiumi është i kategorisë së katërt, pasi i mungon vetëm kriteri i kapacitetit për të pasur kategorinë maksimale (pestë). Ka të gjitha vendet për komentatorët, të gjithë vendet në Kategorinë A për një ndeshje si Shqipëri-Francë. Ka 105 vende në pozicionin më të mirë në stadium për komentatorët dhe gazetarët sportiv. UEFA, në manualin e stadiumit kërkon 75 pozicione të tilla (me tavolinë), ndërsa impianti e ka tejkaluar këtë shifër. Sigurisht që kjo gjë dhe gjithçka tjetër do të raportohet ditë pas dite te UEFA, derisa të verifikohet edhe linja e internetit e gjithçka tjetër. Stadiumi e ka marrë miratimin që aty të luhet ndeshja Shqipëri-Francë. Miq gazetarë dhe sportdashës, ju mirëpresim në stadiumin e ri kombëtar për ndeshjen kualifikuese kundër Francës”, ka deklaruar Verçani në emër të institucionit të futbollit në vend.

andi vercani

Related posts

JUVENTUSI “ME KOSTO ZERO”/ Ja ylli i Premier League që synon tani

Delo.autor

MBYLL AVENTURËN PAS DY JAVËSH/ Trajneri Stojku: Nuk më mbetet gjë tjetër veçse…

Delo.autor

KËRKESA PËR KONTROLLE/ FSHF: Nuk kemi asgjë për të fshehur, i bëjmë publike çdo vit financat

Sadik.Autor

Leave a Comment