Futboll Seria A Sport

“TANI FITORET VLEJNË 6 PIKË”/ Conte: Dyshja Lu-La? Janë në sinkron me njëri-tjetrin

Ja fitorja e dhjetë radhazi për arratinë përfundimtare drejt titullit. Interi vuajti, por mposhti 2-1 Sasuolon me një kryevepër cinizmi: 30% zotërim topi, dy goditje në portë dhe dy gola. Dikujt ndoshta nuk do t’i pëlqejë, por tashmë rivalët ndodhen në distanca dyshifrore. Antonio Konte nuk e ka fshehur gëzimin për një tjetër mbrëmje fituese, por shpjegon: “Tani fitoret vlejnë 6 pikë. Tani e tutje për ne topi do të peshojë disi më shumë krahasuar me ata që nuk kanë objektiva”.

PËR NDESHJEN – Kjo është analiza për ndeshjen: “Ka ndeshje e ndeshje. Sot (dje) e dinim që përballeshim me një skuadër që ka zotërimin e topit si armë kryesore, zgjodhëm t’u mbyllim hapësirat mbi të gjitha në zonën qendrore të fushës. Ne ushtrojmë presing të lartë pa kryer shumë rreziqe ose duke kërkuar një zonë të mesme ku të jemi kompaktë për të shfrytëzuar karakteristikat e lojtarëve si Lukaku, Lautaro dhe Hakimi”.

“LU-LA” DHE SKEPTIKËT – E pashmangshme të mos ndalej te “LuLa”, sërish vendimtare: “Lukaku dhe Lautaro punojnë shumë së bashku, dinë se çfarë pozicioni duhet të mbajnë tani. E bëjnë shumë mirë, lëvizin gjithmonë në sinkron. Dua të nënvizoj edhe ndikimin e Sançezit: nuk dua të them që po e penalizoj, sepse meriton të luajë edhe ai. Megjithatë, duke parë atë që bëjnë Lukaku dhe Lautaro ai është një alternativë e rëndësishme, kuptohet kur hyn në fushë. Ka karakteristika të ndryshme, është më teknik. Për Romelun të mos harrojmë që dikush ishte i pakënaqur kur u transferua, flitej për një lojtar të mbivlerësuar. Megjithatë, unë thashë që në fillim se me potencialin e tij dhe duke punuar mund të arrinte gjëra të mëdha. Ashtu si Lautaro”.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Malafeev: Mancini dështoi për shkak të gjuhës dhe sepse nuk ishte i motivuar

Delo.autor

“KANË BËRË GJËRA TË JASHTËZAKONSHME PËR 15 VITE”/ Pirlo: Messi dhe Ronaldo, më të mirët e futbollit modern

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment