Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Sterling nderon Manchester Cityn, Icardi i jep fitoren Parisienët

Manchester City ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe ka përforcuar më shumë pozitat në krye të grupit C. Skuadra e Pep Guardiolës nuk e ka pasur të lehtë ndaj kroatëve, megjithëse ka dominuar në çdo aspekt që nga minuta e parë. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Raheem Sterling. Sulmuesi anglez është futur në fushë gjatë pjesës së dytë dhe ka realizuar menjëherë golin vendimtar. City ndodhet në krye të grupit me gjashtë pikë të plota.

Paris Saint-Germain ka mposhtur Galatasaray me rezultatin 1-0. Ashtu si City, edhe Parisi ka dominuar takimin duke krijuar shumë mundësi të mira për të shënuar, por nuk ka arritur të mbyllë ndeshjen para kohe. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Mauro Icardi, i pari me fanellën e PSG. Me këtë fitore kampionët në fuqi të Ligue 1 ndodhen në vend të parë të grupit A, me gjashtë pikë të plota, ndërsa Reali ndodhet në fund.

Related posts

DEKLARATË E ASHPËR NDAJ LAMPARD/ Mesfushori Jorginho: Nuk ishte gati për Chelsea-n, nuk kishte eksperiencë

Delo.autor

Pije, muzikë dhe futboll/ Tifozi koleksionon 32 markat alkoolike të çdo shteti pjesëmarrës në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Atletico. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment