Futboll La Liga Sport

DEBUTOI ME SPANJËN U-21/ Mori leje nga “FIFA”, ja vendimi i fundit për Ansu Fati

Ansu Fati debutoi me Spanjën U-21 në fitoren që këta të fundit arritën ndaj Malit të Zi. 16-vjeçari mori leje nga FIFA, u pajis me pasaportë spanjolle dhe tashmë ka nisur rrugën për t’u kthyer në një yll të Spanjës.

AS shkruan se futbollisti i ri mund të grumbullohet dhe nga ekipi i parë në Euro2020. Fati ka bërë mirë te Barcelona dhe nëse vazhdon e luan në nivele të tilla të larta, ai mund ta shohë veten në listën e Robert Morenos.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në 6 ndeshje të luajtura me katalanasit. Moreno refuzoi të përgjigjej nëse Fati do të luante në verë me ekipin e parë në Euro2020. Adoleshenti magjik është kthyer në golashënuesin më të ri të Barcelonës në sfidën kundër Osasunës.

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Douglas Costa arrin akordin me klubin e ri, ja ku do e vazhdojë karrierën…

Delo.autor

PARA NDESHJES ELIMINATORE/ Reja bën 4 lëvizje për të mundur Moldavinë. Ja skemat

Delo.autor

(FOTO) Dhuna ndaj trajnerit të Tiranës, reagon klubi i Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment