Basketball Sport

“DO MË PËLQENTE TË LUAJA NË…”/ Habit ylli i NBA: Dua ta mbyll karrierën në Europë, ja skuadra e preferuar

Kevin Durant, ylli i NBA-së, aktualisht pjesë e skuadrës së Brooklyn Nets, në një intervistë për “Bleacher Report”, ka deklaruar se dëshiron që sezonin e fundit të karrierës së tij të luajë në Europë. Më saktë, ai dëshiron të luajë në Euroleague, duke treguar edhe skuadrën e tij të preferuar: Barcelona.

“Sezonin tim të fundit dëshiroj ta luaj jashtë Amerikës”, tha Durant, 2 tituj kampionë në NBA me Golden State. “Pas NBA-së, turneu më i bukur i basketbollit në botë është Euroleague. Do të ishte argëtuese të luaja aty. Për momentin, kjo është thjesht një ide, nuk e di nëse do ta realizoj. Mendoj se do të jetë një përvojë e bukur, tha Durant.

“Do të më pëlqente të luaja në Barcelonë, pse jo. Është një ekip i mirë”, u shpreh Durant, duke bërë të ëndërrojnë të gjithë tifozët e skuadrës katalanase. Ndoshta një ditë në Europë do të kemi mundësi të shohim një yll të NBA-së si Kevin Durant, aktualisht i dëmtuar.

Related posts

“KAM QENË TIFOZ I INTER”/ Anchelotti rrëfen: Flas me Conten në telefon, Milan më ndryshoi jetën…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Vllaznia udhëheq në Korçë, Sukaj ndëshkon Skënderbeun me penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment