Gossip Sport Të tjera

“S’BËJ SEKS 15 DITË PARA…”/ Kampioni i Ballkanit zbulon sekretin e suksesit

Indri Çullhaj është Kampion i Ballaknit në xhudo, ka 75 medalje dhe është ftuar përafërsisht në çdo studio televizive. Intervista e tij e fundit ishte për “Ditë e re” në Ora News ku iu desh t’i jepte përgjigje kureshtjes së Kelvi Kadillit mbi mitin se sportistët nuk duhet të bëjnë seks natën para ndeshjes sepse ndikon për keq performancën e tyre.

Shumë e praktikojnë këtë rregull që në dukje s’të kushton asgjë. Edhe pse studimet e kryera nuk e thonë me siguri se seksi i bën dëm performancës sportive, më mirë të jesh i kujdesshëm. Çullhaj nga ana tjetër, e çon në masa ekstreme. “E aplikoj, por jo 24 orë. 10, 15 ditë,” tha ai.

“Sporti i xhudos është agresiv. Edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive. Kur rri me një femër zbutesh dhe kur fillon ndeshja duhet të fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë. Të gjitha ndikojnë nga pak,” shpjegoi ai.

Vetë Rocky Balboa (personazh fiktiv, por kjo s’ka rëndësi) u këshillua nga trajneri se “gratë të dobësojnë këmbët” dhe se duhet ta lërë romancën për sa kohë i përkushtohet sportit.

Në të njëjtën linjë, ekipi meksikan i futbollit hoqi dorë nga seksi gjatë Ëorld Cup, mbajtur në Brazil në 2014. Synonin të maksimizonin performancën atletike, por humbën në raundin e të gjashtëmbëdhjetave, siç kishin humbur çdo vit që prej 1994-s.

Nga ana tjetër, Ronda Rousey, luftëtare e arteve marciale, bën sa më shumë seks të jetë e mundur natën para një ndeshjeje sepse është vërtetuar të rrisë nivelin e testosteronit te gratë.

Sidoqoftë, studimet dhe ekspertët thonë se seksi si akt nuk ndikon në performancën atletike të një sportisti. Mungesa e gjumit, konsumi i alkoolit, që shumë shpesh vijnë paketë me seksin, ndikojnë.

Related posts

FUTBOLLISTI I BAYERN MUNICH DREJT REALIT/ Salihamidzic: Bëmë gjithçka, fatkeqësi po e humbëm me zero

Delo.autor

“EURO 2020″/ Mancini: Italia meritoi të fitonte edhe në lojën e rregullt, Austria mund të jetë më e fortë…

Delo.autor

ÇMENDET Juventusi/ Bardhezinjtë ofrojnë sulmuesin argjentinas dhe 100 milionë euro për yllin madrilen

Sadik.Autor

Leave a Comment