Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË NJË KAMPIONAT MJAFT I EKUILIBRUAR”/ Trajneri Lerda pas triumfit: Më intereson fitorja, nuk mund të…

Partizani mposhti Skënderbeun me rezultatin 3-1 në sfidën përmbyllëse të javës së 9-të Kategorisë Superiore. Franko Lerda, u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur, teksa deklaroi:

Jam i kënaqur sepse lojtarët bënë një ndeshje të mirë. Kemi qenë agresiv dhe për këtë pjesë jam shumë i kënaqur me djemtë.

Sa gjatë besoni se mund ta mbani vendin e parë?

Është një kampionat mjaft i ekuilibruar! Kemi një ditë më pak se Kukësi për të rikuperuar për ndeshjen e radhës. Do t’i shikojmë ndeshjet një nga një dhe më pas do të bëjmë llogaritë.

Sa i kënaqur jeni me zotërimin e topit nga skuadra?

Kemi bërë mirë, kemi mbajtur topin. Ishim pak egoistë në pasimin e fundit dhe duhet të punojmë për këtë gjë. Ndeshjet në vazhdim duhet t’i zgjidhim më mirë situatat kur jemi në epërsi numerike. Kemi përmirësim në aspektin e mbajtjes së topit.

Asani dhe Bardhi… 

Bardhi luajti sepse ka bërë një punë të mirë me topin. Ka luajtur shumë mirë dhe them se jam i kënaqur me të dy edhe pse nuk e nisën mirë.

Golat e pësuar dhe lojtarët e stolit…

Kemi pësuar gjithmonë gola në momentin që nuk e kishim topin në kontroll, ndërkohë që sot e humbëm topin dhe Gripshi shënoi. Për sa i përket lojtarëve, kam mundësi të zgjedh dhe do t’iu besoj atyre që më bindin.

Ku ndihet më e sigurtë skuadra, me 3 apo me 4 mbrojtës?

Nuk është çështje kundërshtari. Është filozofi e imja. Dua të vendos lojtarët më të mirë dhe në pozicionet e tyre ideale. Deri në ndeshje përpara ndeshjes kemi luajtur me 3 sepse nuk kishim alternativa në mbrojte. Nuk mund të jap një mendim preciz nëse do të luajmë me 3 apo me 4. Që në momentin që skuadra ka luajtur me 4 mbrojtës kemi marrë këto rezultate.

A është e vështirë të menaxhosh lojtarë si Telushi, Asani, Romero etj?

Nuk jam i interesuar nëse është i gëzuar apo jo një lojtar që zëvendësohet. Është e rëndësishme skuadra. Në fund të fundit vlen fitorja. Nuk mund të jetë i lumtur një lojtar që zëvendësohet.

Related posts

“JEMI ENDE NË GARË PËR TË FITUAR NJË TROFE”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Ndaj Real Madrid do të luajmë për kualifikimin

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Mbrojtja e Dortmund dhuron top, “Këpuca e Artë” Immobile nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment