Futboll Kategoria Superiore Sport

SITUATË KAOTIKE TEK TIRANA/ Ardian Mema nuk del në stërvitje, ja çfarë pritet të ndodhë tek klubi

Situatë kaotike te Tirana, pas humbjes ndaj Bylisit ditën e djeshme me rezultatin 3-1! Trajneri Ardian Mema nuk ka dalë në stërvitje ditën e sotme, për të përgatitur skuadrën për sfidën e radhës ndaj Luftëtarit në transfertë!

Nuk dihet nëse trajneri do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës, apo ka një ndarje me 24 herë kampionët e vendit, pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit!

Në stërvitjen e sotme ka qenë të pranishëm vetëm zv.trajneri Xhafa, trajneri i portierëve Egbo si dhe përgatitësi atletik Kosta Jani.

Mësohet se trajneri Mema është në një takim me presidentin Halili, teksa gjasat janë të mëdha që palët t’i japin duart njëri-tjetrit dhe të kemi një ndarje me marrëveshje! Në orët në vijim pritet të vijë edhe konfirmimi në lidhje me të ardhmen e stolit të Tiranës.

Related posts

Kriza e Milanit rrezikon lojtarët, Manchester dhe PSG duel për lojtarin e”Djallit”

Isa.Autor

RINOVIMI I KONTRATËS/ William tek CHELSEA deri në 2022-shin

Sadik.Autor

“NUK JAM MË AI QË ISHA”/ Deklarata rrëqethëse e Ronaldos përpara betejës me kampionët e Evropës

F.autor

Leave a Comment