Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Talentet e Arsenal i dhurojnë fitoren me “POKER”, Lazio përmbys Rennes

Arsenali ka shkatërruar Standard Liege në shtëpi me rezultatin 4-0. Lojtari i ndeshjes ka qenë sulmuesi Martinelli i cili ka shënuar dy gola teksa ka përgatitur edhe një tjetër. Ai është lojtari më i ri (18 vjeç e 107 ditë) që ka shënuar 2+ gola në një ndeshje europiane për Topçinjtë. Ishte pikërisht talenti Martinelli me dy golat e tij që i hapi rrugë fitores, pas tij ishin Willock dhe Ceballos që kanë thelluar më tepër rezultatin. Me këtë fitore Arsenali mbetet në krye të grupit F me gjashtë pikë të plota.

Lazio ka fituar 2-1 ndaj Rennes në Olimpico. Skuadra e Inzaghit është kundërpërgjigjur pas humbjes në ndeshjen e parë, duke treguar karakter ndaj francezëve. Ishte Milinkovic-Savic ai që shënoi golin e barazimit pasi miqtë kishin kaluar në avantazh me Morel. Më pas Immobile ka shënuar golin e fitores pak më pas. Lazio ndodhet në vend të tretë.

Në ndeshjet e tjera ja vlen të përmendet fitorja 1-0 e Eintracht Frankfurt ndaj Guimaraes dhe triumfi i PSV 4-1 ndaj Rosenborg. Sevilla ka marrë 3 pikët pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj APOEL.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mbush arkën, ja çfarë përfitojnë kurbinasit nga UEFA

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Pas një asist nga Salah, ylli Mane ndëshkon “Qytetarët” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR “ZIKALTËRIT”/ Solsjkaer kërkon rinovimin për tre lojtarë të skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment