Futboll Kategoria Superiore Sport

“KAM PREMIO PËR GOLAT”/ Vasil Shkurtaj: Me Tiranën tregojmë… forcën

Vasil Shkurtaj i jep tri pikë skuadrës së Kukësit, edhe kur ekipi nuk luan mirë dhe arrin në kuotën e 20 golave në aspektin personal. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, pranon se ka premio për çdo gol.

Arritët në kuotën e 20 golave, cila është ndjesia personale?

Normalisht, jam shumë i kënaqur që kam shënuar kaq gola, por më tepër jam për ekipin që fitoi. Tani do shohim përpara për ndeshjen në Kupë me Teutën. Ambienti është shumë i mirë dhe besoj se do ia dalim.

Vajtët 20 gola. Cili është objektivi juaj personal deri në fund, edhe pse deklaroni gjithnjë që objektiv është arritja me skuadrën?

Si sulmues dua të shënoj dhe të ndihmoj ekipin në objektivat që ka.

Pas çdo goli keni premio apo jo?

Po, e vërtetë është. Në kontratë kam premio për çdo gol.

Ju stimulon kjo gjë për të shënuar më shumë?

Jo, jo. Nuk e mendoj kështu. Gjithmonë dua të shënoj, edhe të mos ishte e shënuar në kontratë kjo gjë.

Kukësi po vuan shumë, pse ndodh kjo?

Ne rastet i kemi pasur, por nuk kemi shënuar, ndaj edhe loja rrodhi ashtu. Nëse do kishim shënuar shanset tona, do ishte një tjetër lojë.

Në kampionat tani e keni me kryesuesit e Tiranës. Mendoni që një fitore e juaja hap rrugën për titull?

Së pari, kemi Kupën me Teutën dhe të kalojmë atë me sukses njëherë, më pas të shohim. Për ta rihapur kampionatin është shumë e vështirë, por ne duam ta fitojmë këtë ndeshje. Duam të tregojmë se cili është ekipi më i mirë në Shqipëri në këtë moment. Pra, përveç pikëve që duam t’i marrim, duam të tregojmë se jemi ekipi më i mirë.

Related posts

PRAPASKENA/ Morata: Si e mësova transferimin e RONALDOS tek Juventusi

Isa.Autor

E LUMTUR NË KRAH TË RONALDOS/ Ja si e kaloi javën Georgina me familjen (VIDEO)

Delo.autor

ME MESSIN, POR PA PARA DHE TIFOZË/ La Liga nis me frikë. Gara për titull është e balancuar

Delo.autor

Leave a Comment