Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KUNDËRSHTARË MODEST NUK KA”/ Flet Zv. trajneri Bulku: Janë të gjithë të barabartë, Kombëtarja e ka forcën te…

Shqipëria do të përballet pas pak ndaj Moldavisë në transfertë. Në një lidhje live nga Kishinau, zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për mikrofonin e “RTSH” para ndeshjes, teksa u shpreh:

“Humbja ndaj Turqisë, nuk ishte një zhgënjim, por ishte një mërzitje. Luajtëm shumë mirë, e dominuam kundërshtarin. Besoj e kemi hedhur pas krahëve. Jemi munduar të përgatisim këtë ndeshje sa më mirë për të marrë 3 pikë.

Çdokush mund të gabojë në një moment. Strakosha është portier shumë i mirë, jo më kot luan në Serinë A. Besoj do e ketë kaluar atë moment. Sot do të jetë në formën optimale, për ta ndihmuar ekipin.

Kundërshtarë modest nuk ka. Trajneri Reja i ka folur lojtarëve, këto janë ndeshje më të vështira. Kundërshtari mund të jetë pak më i dobët se ne. Gjërat e vogla bëjnë diferencën.

Nuk ka rëndësi ku luan, për deri sa janë pjesë e ekipit Kombëtarë, si Trashi dhe të gjithë të tjerët janë të njëjtë. Kombëtarja e ka forcën te grupi. E rëndësishme është që grupi është i konsoliduar.

Është trajneri që vendos për formacionin. E kam mendjen vetëm te kjo ndeshje. Ka kohë për të menduar për të tjerët”, u shpreh Bulku.

Ndërkohë, në prononcimin e tij për “Supersport”, Bulku foli edhe për çështjen e shiritit të kapitenit, si edhe për gjendjen e Kumbullës.

bandicam 2019-10-14 20-08-58-890

Gjendja e Kumbullës, do e “djegim” sot?

Kjo fjala e fundit nuk është e duhura. Duke parë që ka pasur një shqetësim në shpatull, do e vendosë trajneri si do shkojë ndeshja.

Shiriti i kapitenit…

Duke parë formacionin, është Abrashi që ka më shumë në Kombëtare, dhe prandaj është vënë ai si kapiten.

A mendon se në një të ardhme të shpejtë, mund të bëhet edhe një ndryshim vendi lojtarësh, duke parë se mund të kthehet Hysaj, edhe Roshi mund të jetë një pikë e fortë…

Reja është i bindur te skema e tij. Këtë kohë që është këtu, nga momenti i parë, deri tani, është i bindur që ekipi mund të luajë 3-5-2. Lojtarët që ai afron në grumbullim, është i bindur që i shërbejnë. Me më shumë lojtarë, do rritet edhe konkurrenca brenda grupit, dhe kjo do na bëjë mirë. Luan një lojtar, apo një tjetër, këtë e vendos trajneri.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Presidenti i Bayern Munich: Leon Goretzka ende s’ka nënshkruar kontratë

Q.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Juventus rrëmben tri pikë të rëndësishme ndaj Sassuolos

Delo.autor

“GJITHÇKA PËR…”/ Shikoni makinën luksoze që Valon Berisha i ka bërë dhuratë babait (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment