Breaking News Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Moldavi-Shqipëri. Bare dyfishon rezultatin

Ka gjithmonë motive dhe stimuj për të luajtur një ndeshje futbolli, pavarësisht se objektivi maksimal për t’u kualifikuar në Europianin 2020 u venit pas humbjes së Shqipërisë në Turqi.

Kjo nuk do të thotë se futbollistët e Kombëtares duhet të humbasin motivimin, apo përqendrimin. Kanë për detyrë që në çdo sfidë të zbresin për të dhënë maksimumin dhe për të fituar.

Por për çfarë luan sot ekipi kombëtar kundër Moldavisë? Sigurisht që luan për ta fituar këtë ndeshje, sepse në futboll secili dëshiron të fitojë. Nuk ka rëndësi për çfarë ndeshjeje bëhet fjalë. Edhe kur luan me miqtë në futboll amator, të gjithë kërkojnë fitore.

Edi Reja sigurisht që luan edhe për një arsye të rëndësishme, për të arritur rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare për eliminatoret e Botërorit. Në nëntor do të bëhet bilanci i punës së tij dhe në rast se e mbyll në vendin e tretë, sigurisht që ka shumë shanse për të qenë ai timonieri i Shqipërisë edhe për dy vitet e ardhshme.

Të dy teknikët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë, teksa nuk mungojnë surprizat. Risi është aktivizimi i futbollistit të Partizanit, Lorenc Trashi nga minuta e parë, ndërkohë që shiritin e kapitenit do e mbajë Abrashi.

MOLDAVI-SHQIPËRI 0-2

Cikalleshi 22′, Bare 34′  

KOMENTI LIVE: 

34′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Gafa amatoreske e portierit Koshelev, i cili i dhuron një top Bares, i cili me portën e boshatisur nuk fal, duke dyfishuar shifrat! 

30′ Tjetër rast i rrezikshëm për Shqipërinë. Provon Manaj me një goditje në hyrje të zonës, por kontrollon portieri vendas.

29’ Mudrak ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Bares dhe kërkon menjëherë zëvendësim pasi është dëmtuar, vendin e tij e zë Rozgoniuç.

22′ GOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh Kombëtaren e Rejës, pas një gafe në mbrojtje të moldavëve! 

19′ Kombinime të shumta të lojtarëve shqiptarë, por mungon finalizimi.

14′ Manaj provon me një asist nga mesfusha për Cikalleshin, por dalja e portierit moldav, i prisht ekuilibrin sulmuesit kavajas, i cili nuk arrin të shënojë.

13′ Tjetër goditje nga këndi për Shqipërinë, e fiton sërish Trashi.

11′ Ismajli provon me një krosim drejt zonës, por topi i mbrojtësit nuk është për askënd!

9′ Trashi shpërthen bukur nga e majta, provon të harkojë në zonë, por topi devijohet në këndore.

5′ Niset bukur Shqipëria, me Baren, por ky i fundit gabon në tentativën për të pasuar te Manaj.

3′ Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi, e ekzekuton Trashi, por largojnë futbollistët vendas.

2′ Moment i dyshimtë në fillimin e ndeshjes. Cikalleshi zihet në pozicion jashtë loje, por pamjet tregojnë të kundërtën!

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

MOLDAVIA: Koshelev, Mudrac, Prepelita, Posmac, Graur, Reabciuk, Ionita, Anton, Cebotaru, Suvorov, Sidorenko. Trajner: Semen Altman

SHQIPËRIA: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Trashi, Gjasula, Bare, Abrashi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja.

Related posts

LARGIMI I TRAJNERIT DEDE/ Tre emra të njohur në tavolinën e Halilit, ja kandidatët për stolin e Tiranës…

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Barcelona i dërgon mesazh “Të Kuqve” për Salah, ja çfarë i shkruajnë (FOTO)

Delo.autor

NGA PELE TEK RYAN GIGGS/ Ja rekordet që mund të thyejë “Jashtëtokësori” në 2020

Delo.autor

Leave a Comment