Futboll Sport

RRËFIMI i Rafael Leaos: Ibra nuk dëshironte që të bëhesha këngëtar, por pastaj e kuptoi

Rafael Leoao ka zgjedhur që paralelisht me karrierën e futbollistit, të ndjekë edhe atë të këngëtarit të muzikës rap. Një karrierë për të cilën ai ka folur në “Icon Magazine”, duke zbuluar se jo të gjithë në klub e kishin kuptuar fillimisht, me në krye Ibrahimoviç.

Unë dëgjoj çdo lloj muzike, edhe në bazë të gjendjes time shpirtërore. Ibra nuk ishte i lumtur në fillimin e karrierës si këngëtar? Ka një kohë të duhur për çdo gjë. Ai është një person i cili kërkon përqendrimin maksimal brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Por edhe ai e ka kuptuar personalitetin tim, që muzika është diçka që më përket. Gjithashtu edhe që jam një person i përgjegjshëm dhe si lojtar, nuk shpërqendrohem nga ky pasion i imi”, shpjegoi Leao në intervistën e tij.

Related posts

KËRKON “REVOLUCION” TEK KUKËSI/ Trajneri Daja do me vete lojtarin e “Ujqërve të Dëborës”…

Delo.autor

NGA DEBUTIMI TEK BARCELONA TEK KTHIMI NË ITALI/ Rrëfehet Manaj: Koeman më garantoi se do luaja, por…

Delo.autor

MIKU QË PO KËRKONTE DYBALA NË TRIBUNË? Marotta: Unë isha në shtëpi…

Delo.autor

Leave a Comment