Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Skënderbeu. Nis pjesa e dytë

Po luhet në “Selman Stërmasi” supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut, e cila do të përmbyllë edhe javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

Kampionët në fuqi, vijnë në këtë përballje pas triumfit në transfertë ndaj Vllaznisë, teksa do të tentojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive. Nga ana tjetër, Skënderbeu i Dajës, i surprizoi të gjithë ndaj Kukësit, duke e dominuar takimin.

Pavarësisht se sfida përfundoi në barazim pa gola, korçarët bindën me paraqitjen e tyre, teksa do të tentojnë një tjetër paraqitje dinjitoze, kësaj here përballë Partizanit, që vitet e fundit, ka qenë një rival i drejtpërdrejt për bardhekuqtë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, kryeqytetasit e Franko Lerdës nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin Solomon, ndërkohë që te korçarët mungon sulmuesi Krasniqi. Bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Esien Emanuel Kofi, i cili do të bëjë debutimin me fanellën e Skënderbeut.

LIVE| PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1

Belica 3′ , Telushi 19′ / Gripshi 44′ 

KOMENTI LIVE: 

49′ Goditje këndi për Skënderbeun, kroson Gripshi, por largojnë rrezikun futbollistët e kuq!

46′ Starton pjesa e dytë! Nuk ka ndryshime në fragmentin e dytë të lojë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

44′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-1/ Rihapet sfida. Gripshi dhuron spektakël brenda zonës dhe me një goditje të kalibruar mposht portierin Hoxha. 

39′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Dejvi Bregu, vendin e tij e zë Taipi!

38′ Provon  edhe Daja me një goditje fluturimthi, por topi shkon drejt e në duart e Alban Hoxhës!

34′ Bardhi provon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, topi devijohet në këndore. Asani ishte i lirë në krahun tjetër, por sulmuesi preferon të gjuajë vetë!

33′ Esien tenton sërish nga distanca, por Hoxha ndal pa problem.

29’ Vazhdon aksioni i korçarëve, ku tashmë Esien tenton një goditje nga distanca por gabon plotësisht duke e çuar topin jashtë kuadratit.

23′ Ndeki harkon një top të rrezikshëm në hyrje të zonës, por nuk arrin Gripshi ta devijojë! Kontrollon gjithçka Alban Hoxha.

19′ GOOOOL PARTIZANI 2-0/ Bruno Telushi shënon nga goditja e dënimi! Pas çarjes së murit në mënyrë të çuditshme, topi përfundon drejt e në rrjetë! Nuk lëviz Enea Koliçi! 

17′ Dita ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Melos, goditje dënimi për Partizanin!

16′ Çinari provon me një goditja nga distanca, por tentativa e shkodranit ishte e gabuar, teksa përfundon shumë larg kuadratit.

12′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun. Mesfushori vlonjat provon me të djathtën, topi shkoi me shtyllën e djathtë pingule të portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

5′ Dominim i të kuqve në këto minuta të para, të cilët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e korçarëve.

3′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Belica shënon me kokë pas topit të harkuar nga këndi nga ana e Trashi! 

3′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi, pas topit të devijuar nga Dita.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Boldor, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Melo, Çinari, Asani, Bardhi. Trajner: Franko Lerda

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Pëllumbi, Dita, Meksi, Daja, Esien Kofi, Gripshi, Bregu, Ndeki, Oto Xhon. Trajner: Ilir Daja

Related posts

IRRITOHET RONALDO/ Shikoni çfarë bën CR7 pas zëvendësimit nga Sarri (VIDEO)

Delo.autor

“THOMAS STRAKOSHA SI HANDANOVIC”/ Ish-legjenda e Lazios i thur elozhe: Bën pritje të vështira…

Delo.autor

OBJEKTIV I BARCELONËS PËR MERKATON/ “Los Blancos” i “rrëmben” mesfushorin francez katalanasve, ja

Delo.autor

Leave a Comment