Sport Të tjera

“LOJRAT OLIMPIKE 2020″/ maratona e Olimpiadës do të zhvillohet 800km larg Tokio

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur që gara e maratonës dhe ajo e ecjes sportive të zhvillohen në një qytet tjetër, në Sapporo. Ky qytet është rreth 800km në veri të Tokio dhe ka temperatura më të ulta, duke bërë që këto gara të gjata të zhvillohen në kushte më normale.

“Në Tokio, këtë verë, janë zhvilluar disa teste për të zhvilluar garën e maratonës në kushtet aktuale dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë të mira. Për këtë arsye, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka aprovuar ndryshimin e vendit, duke thënë se shëndeti i sportistëve është parësor.

“Ne do t’u japim mundësi atletëve të garojnë në kushtet optimale, pasi ata janë në qendër të këtij eventi olimpik. Ne vendosëm të ndryshojmë vendin, për të evituar probleme dhe garuar në kushte normale dhe jo në vapë e lagështirë”, tha Sebastian Coe, presidenti i IAAF-it.

Related posts

ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Conte braktis intervistën për Juventus, ja arsyesja

Delo.autor

Foto Strakosha krenar për Tomin: Është më i mirë se unë, ja kur më kanë ikur 10 vite jetë prej tij

Sadik.Autor

“FITOVA ATË QË DOJA”/ Ernest Gjoka: Ja çfarë më tha Murinjo në fundin e ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment