Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez nuk ndalet, Honda fiton titullin kampion

Marc Marquez dhe Honda dominojnë gjithçka në MotoGP! Kampioni i botës fitoi dhe garën në çmimin e madh të Japonisë duke vazhduar me rezultate mjaft të mira. Spanjolli u konfimua si kampion bote në garën e kaluar, ndërsa tani i jep suksesin dhe skuadrës së tij.

Fitorja i dha të drejtë Hondës të festonte titullin kampion si skuderi për herë të 25 në histori. Një vit përfekt ky për këtë skuderi që nxjerr një pilot kampion, por nga krahu tjetër merr dhe titullin për ekipe.

Vendi i dytë në pistën e Japonisë i takoi Fabio Quartararos që zhvilloi një garë të mirë. Dovizioso vetëm i tretë. Ai nuk ia doli të renditej më lart. Valentino Rossi zhgënjen sërish. Legjenda e këtij sporti u tërhoq në xhirot e fundit, pasi doli nga pista për shkak të një gabimi në drejtim.

Related posts

NGJARJE E RËNDË NË ITALI/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Isa.Autor

TALENTI LARGOHET PAS NJË VITI NGA BARCELONA/ Lojtari 22-vjeçar drejt zbarkimit në Angli tek…

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Kërkon të marrë në stol De Biasin klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment