Futboll Gossip Sport

NUK I DEL INATI ME INTERIN/ Wanda Nara “thumbon”: Icardi i ka shënuar tetë gola Juventus, ju…

Mauro Ikardi ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, teksa kishte probleme me drejtuesit e Interit dhe i duhej të gjente një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij.

Në orët e fundit të merkatos sulmuesi argjentinas arriti marrëveshjen me PSG-në, për huazimin e tij me të drejtën e blerjen në fund të sezonit, në rast se lojtari bind më paraqitjet. Gjatë kohës kur ishte pjesë e Interit, Ikardi i kishte shënuar shumë gola Juventusit, duke i pasur bardhezinjtë skuadrën e preferuar për t’i shënuar.

Zikaltërit humbën me Juventusin këtë fundjavë, teksa nuk munguan as kritikat e disa prej tifozëve për Lukakun, i cili zëvendësoi pikërisht Ikardin në merkaton e verës.wanda-icardi-e1543340030747

Për këtë ka folur edhe bashkëshortja e argjentinasit e cila është njëkohësisht edhe agjentja e tij, Vanda Nara: “Sigurisht që ne e pamë ndeshjen Inter-Juventus. Në pjesën e parë dukej se Interi po luante më mirë, ndërsa e dyta ishte ndryshe. Zikaltërit e kanë humbur Ikardin në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Mauro i ka shënuar plotë tetë gola Juventusit, në 11 ndeshje të zhvilluara kundër tyre.”, u shpreh bashkëshortja e lojtarit.

Related posts

MAN CITY THELLON SHIFRAT/ Jesus kompleton het-trikun (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKON SKUANDRËN E ZEMRËS DHE TRAJNERIN CONTE/ Cassano: Kur je me një lojtar më shumë se kundërshtari dhe…

Delo.autor

GJYSMËFINALET E KUPËS SË ANGLISË/ Statistikë e veçantë, Chelsea dhe Leicester shënuan gol në minutën e njëjtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment