Futboll Sport

PËRSHËNDETJA USHTARAKE NDAJ SHQIPËRISË DHE FRANCËS/ Ja veprimi i UEFA-s për Turqinë. Edhe Bullgaria…

UEFA më në fund është vënë në lëvizje, për përshëndetjen ushtarake që lojtarët e Turqisë, bënë pas golave të shënuar ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, UEFA bën me dije se një Inspektor nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, është ngarkuar me detyrën për të nisur hetimet disiplinore, në lidhje me një sjellje të mundshme politike dhe provokative, nga lojtarët turq, në ndeshjet ndaj Shqipërisë më 11 tetor, dhe Francës më 4 tetor.

Për tani vetëm kaq, ndërkohë që UEFA shkruan se më tepër informacion, në lidhje me vijueshmërinë e këtij hetimi do të ketë një moment të dytë. Turqia rrezikon pas gjestit të lojtarëve në fushë, por zërat thonë se do ia hedhë vetëm me një gjobë. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë komisionet e UEFA-s.

Ndërkohë, një hetim është hapur edhe ndaj Bullgarisë, në ndeshjen ndaj Anglisë. Federata Bullgare akuzohet për kore raciste, hedhje objektesh në fushë, ndërprerje të himnit kombëtar dhe për përsëritjet në ekranin gjigant të stadiumit. Bullgarët duket se nuk do ia hedhin paq, pas ngjarjeve mbrëmjen e 14 tetorit në Sofie. Ndërkohë, akuza ka edhe ndaj Anglisë, për tifozët që ndërprenë himnin kombëtar, si edhe për një numër jo aq sa duhej të stjuartve udhëtues.

uefa

Related posts

AJAXI NUK NJIHET MË/ Has shumë vështirësi në eliminatoret e Championsit

F.autor

U LARGUA NG INTER NË MERAKTON E VERËS/ Nainggolan merr çmimin e rëndësishëm me Cagliarin

Delo.autor

E PAPRITUR/ Drejtoi një JETË të tërë ekipin e madh, trajneri i njohur bën rikthimin BEFASUES

Isa.Autor

Leave a Comment