Futboll Sport

PROTESTAT NË KATALUNJË/ Ja datat e mundshme për zhvillimin e “El Clasicos”

Qeveria, Federata e Futbollit dhe La Liga në Spanjë nuk dëshirojnë që ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid, e përcaktuar të luhet më 26 tetor në ‘Camp Nou’, të zhvillohet në ditën e parashikuar, prandaj kanë kërkuar të zhvendoset.

Në Spanjë druhen për sigurinë gjatë kësaj ndeshjeje për shkak të krizës së vazhdueshme politike dhe sociale në Katalonjë, pas vendimit të gjykatës supreme të Spanjës për dënimin me burgim të nëntë liderëve politikanë katalanë.

Të dy klubet janë deklaruar kundër propozimit që ndeshja të zhvendoset në Santiago Bernabeu dhe kundër përcaktimit të ndeshjes së kthimit në mars në Camp Nou.

Si pasojë, autoritetet spanjolle janë duke shqyrtuar datat e mundshme për zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe gazeta spanjolle ‘MARCA’ raporton se 18 dhjetori mund të jetë opsioni më i mirë për këtë.

18 dhjetori, që i bie ditë e mërkurë, nuk është data të cilën e ka kërkuar La Liga, por është opsioni më i përshtatshëm për të gjitha palët, sipas ‘MARCA’.

Vendimi i takon Komitetit të Garave të Federatës spanjolle dhe për këtë do të votohet të hënën nga të tri palët.

Related posts

PARTIZANI-DINAMO/ Pas një kundërsulmi rrufe të “Demave”, Mala ndëshkon “Blutë” (VIDEO)

Delo.autor

“BOMBA” NGA SPANJA/ Ylli i Serisë A drejt Atletico Madrid për…

Delo.autor

ËSHTË KUNDËR KRIJIMIT TË LIGËS EUROPIANE/ Guardiola kundërshton: Ligat e ulëta do të “vdisnin”…

Delo.autor

Leave a Comment