Futboll Seria A Sport

SARRI MERR LAJME TË MIRA/ Tre lojtarë rikuperohen nga dëmtimet, ja emrat

Pas fitores kundër Interit me rezultatin 1-2, tashmë lajme të mira për trajnerin e Juventusi, Mauricio Sarri, vijnë edhe nga infermieria.

Daglas Kosta, Danilo dhe De Shiljo janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës në 19 tetor, ku bardhezinjtë do të përballen me Bolonjën.

Në këtë mënyrë trajneri do të jetë në gjendje t’i bëjë pak pushim Aleks Sandros dhe Kuadrados, në repartin e prapavijës.

Gjithashtu me rikthimin e Kostës, Sarri do të ketë mundësinë të rikthehet në skemën e tij 4-3-3, të cilën e përdorte shpesh në ndeshjet e para të sezonit.

Me rikthimin e këtyre lojtarëve, tashmë tek Juventusi do të kenë më shumë mundësi taktike dhe kjo do të bënte që në skuadrën bardhezi të ketë më shumë konkurrencë për vendin e titullarit.

112610422-60ca305a-12a2-42a0-a850-6e8abc3cae6e

Related posts

E ARDHMJA E MOURINHOS E PAQARTË/ Fabio Capello: Ai nuk i pranon kurrë gabimet, mund të rikthehet tek…

Delo.autor

KËRCËNIME DHE KRITIKA PAFUND PËR YLLIN MORATA/ Legjenda Suker: Mjaft tani, po e ekzagjeroni

Delo.autor

Presidenti i La Ligas: Neymar duhet të kthehet në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment