Futboll Kategoria Superiore Sport

“KAMPIONATI HOLANDEZ I PËRSHTATET MODULIT TIM”/ Flet mesfushori Mala: Ja në cilin rol e kam rendimentin më të mirë

Esat Mala, ishte një nga më të mirët në fushë, në përballjen e sotme ndaj Kukësit. Futbollisti i Partizanit, foli pas ndeshjes në lidhje me sfidën e sotme, si dhe për zërat e fundit, për një transferim të mundshëm te Groningeni në Holandë.

“Koha ishte shumë e mirë. U  ndjeva mirë fizikisht. Skuadra bëri paraqitje të mirë. E vetmja gjë që mungoi ishin 3 pikët. Kampionatin e nisim me këtë modul, pastaj kalojmë me 4 mbrojtës. Është mirë kur skuadra ambientohet me module të ndryshme. Ku mendon trajneri atëherë do të jap maksimumin.

Kampionati holandez është kampionat i mirë, që luhet hapur dhe i përshtatet modulit të lojës siç kam qejf unë. Kam nostalgji për BAM-in, por nuk jam unë ai që vendos, po bëjnë mirë edhe çunat që po luajnë tani.

Unë rendimentin më të mirë besoj se e kam përpara, siç luajta sot. Por e di trajneri. Për momentin kam qenë i befasuar, çunat më thanë për lajmet. Nuk di gjë. Unë jam i fokusuar te Partizani. I kanë të tjerët në dorë këto gjëra”, u shpreh Mala.

Related posts

FESTIMI ME SHQIPONJË/ Ndryshe nga Xhaka, Shaqiri vijon me ironi për zviceranët

Isa.Autor

Fillojnë problemet për Milanin, ja kush është në rrezik

Sadik.Autor

LIVERPOOL-MILAN/ Një dyshim për Klopp, dy balotazhe për Piolin. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment