Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Tajfuni prish planet e garës në Suzuka, provat zyrtare ditën e…

Pas anullimit të dy garave të regbisë edhe gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1 rrezikon të pezullohet. Tajfuni “Hagibis” që ka prekur sot brigjet e Japonisë rrezikon të prishë planet e organizatorëve të garës që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Suzuka.

FIA, përmes një komunikate për mediat, shprehet se po monitoron nga afër situatën, e gatshme të ndërhyjë dhe të ndryshojë planet e garës. “Siguria e pilotëve dhe e tifozëve është kryesorja. Do të punohet për të ulur në minimum risqet”, thanë drejtuesit e FIA-s.

Mediat vendase raportojnë se ideja është që edhe provat zyrtare të garës së Suzuka të zhvillohen ditën e diel, pak orë para fillimit të garës dhe jo ditën e shtunë. Nuk dihet ende nëse të premten do të zhvillohen provat e lira apo jo.

Related posts

INTER MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Zikaltërit” firmosin kontratë 5-vjeçare me sulmuesin 19-vjeçar…

Delo.autor

Deschamps: Messi është Messi, por ne do t’i vështirësojmë jetën…

Isa.Autor

SPALLETTI zbulon DEFEKTIN E INITERIT/ Ja pse nuk arrijnë të fitojnë zikaltrit

Isa.Autor

Leave a Comment