Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERI LERDA ËSHTË NJË “SHERRXHI I VJETËR”/ Shikoni çfarë bënte 5 vite më parë në Itali (VIDEO)

Trajneri  i Partizanit Franko Lerda është përplasur ditën e djeshme fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti. Situata ka precipituar deri në konfrontim fizik, aq sa më pas është dashur ndërhyrja e personave të tjera për t’i ndarë.

Kjo nuk është hera e parë që italiani bëhet protagonist me zënkat e tij. Përplasjet e Lerdës me pjesëtarë të stafit dhe me lojtarët kanë nisur që gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Aty ai ka pasur një përplasje me menaxherin e klubit, kryesisht për aspektin menaxherial të stërvitjes dhe për të mos agravuar situatën, ky i fundit është tërhequr nga faza dhe ka ardhur në Shqipëri.

Ndërkohë faktet tregojnë se Lerda është një “sherrxhi i vjetër”, pasi edhe në kohën që ka drejtuar në futbollin italian, nuk kanë munguar përplasjet.

5 vite më parë, kur Lerda drejtonte Leçen gjatë sezonit 2013-2014 në një finale “Play-Off”-i,  e humbur nga skuadra e tij me Frosinonen (1-3), trajneri aktual i Partizanit do të gjuante me grushte zyrtarin e Frosinones, ndërsa më pas do të përplasej me një tifoz që festonte në fushën e blertë si dhe me një prej futbollistëve të skuadrës kundërshtare. Atëherë Komisioni i Disiplinës në Itali e përjashtoi Lerdën me 7 muaj.

Related posts

SKANDALOZE/ Khabib po e qëllonte furishëm, MC Gregor: Është vetëm BIZNES, mos më…(VIDEO)

Isa.Autor

FESTA E KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Shikoni si rrugët e Mançesterit marrin ngjyrën blu (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

I INFEKUAR ME COVID-19/ Ende i pavaksinuar, Bayern mendon t’i presë rrogën titullarit të rëndësishëm (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment