Futboll Sport

MPOSHTET KOSOVA/ Çekia përmbys “dardanët” dhe kualifikohet në Europian

Kosova nuk ia ka dalë dot të dalë me një rezultat pozitiv, kundër Çekisë. “Dardanët” janë mundur me shifrat 2-1 dhe nuk kanë arritur dot të ruajnë avantazhin që morën në fillimin e pjesës së dytë.

Pjesa e parë foli për Çekinë, e cila presoi, por nuk shënoi. E dyta nisi shumë mirë për Kosovën, që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Nuhiut, në minutën e 53-të.

Çekia rriti presionin dhe brenda 8 minutave përmbysi gjithçka. Ishte Kral me dy gola, njëri në minutën e 71-të dhe tjetri në minutën e 79-të, që vendosën për çekët.

Kështu Çekia është kualifikuar për në Europianin e 2020-ës, ndërsa Kosova humb shpresat, pasi ka 11 pikë, katër më pak se çekët.

Related posts

THEU REKORDIN ME 4105 POMPA/ Presidenti çeçen i dhuron një Benz 5 vjeçarit (VIDEO)

F.autor

CHAMPIONS/ Chelsea mposht me “POKER” Sevilla-n, sulmuesi Giroud shkruan historinë

Delo.autor

Sot/ Hidhet shorti në Copa del Rey. Ja kundërshtarët e mundshëm të Realit dhe Barçës

Q.Autor

Leave a Comment