Futboll La Liga Sport

BLERJET E MËDHA DHE YJET JANË NË KASAFORTË/ Klauzola mostruoze e “Pleshtit”, por e kalon edhe… Valverde

Rinovimi i Federiko Valverdes me Realin e Madridit rishkruan klasifikimin e të paprekshëmve, ku tani ndodhen lojtarë kryesisht me kombësi spanjolle.

Blerjet e mëdha dhe yjet janë në kasafortë, edhe pse merkatoja mëson se klauzola është më shumë një përpjekje për të shkurajuar konkurrencën. Si në rastin e Kristiano Ronaldos. Megjithatë, mesfushori i “Galaktikëve”, me klauzolën e tij prej 750 milionësh, hyn në renditjen e veçantë, duke kaluar edhe Leo Mesin. Po të tjerët?

“PODIUMI” – Në krye qëndron Karim Benzema. Sulmuesi francez u rezistoi largimeve pas ikjes së Higuainit e Kristianos dhe mbetet një pikë kyçe e formacionit madrilen. Ka një klauzolë të paarritshme. 1000 milionë euro ose nëse doni 1 miliard. E ndjek Grizman: nuk është ende numri një i Barcelonës në fushë, por për klauzolën me siguri po; për ta larguar nga Katalonja nevojiten plot 800 milionë euro.

Më shumë nga se nevojiten për të larguar Mesin nga katalanasit. Mbyll “podiumin” Vinicius, po i Realit. Gjatë këtij fillimsezoni nuk ka shkëlqyer, i kaluar në hierarkitë e Zidanit edhe nga bashkëkombësi Rodrigo. Megjithatë, në Madrid nuk i mungon besimi, meqenëse për ta marrë nga “Bernabeu” do të nevojiten 750 milionë.

MESI DHE TË TJERËT – Nuk duhet folur shumë shpejt për kampionë, në çdo rast. Janarin e kaluar i riu Brahim Diaz u transferua në Madrid me një superklauzolë: 750 milionë euro. Vështirë se dikush do ta ushtrojë, duke konsideruar se deri tani ka grumbulluar vetëm 18 minuta në kampionat. Edhe Mesi është “i paprekshëm”, por duhet “të kënaqet” me një vend jashtë podiumit.

Edhe për shkak të kartës së identitetit, ka një klauzolë që i afrohet 700 milionë eurove (po aq sa Isko, Asensio dhe Modriç që e ndjekin). S’duhet harruar që “Pleshti” mund të largohet në çdo rast, sipas kontratës, me kosto zero. Mbrapa vijnë Garet Bejl i Realit dhe Xherard Pike i Barçës: 500 milionë. Barcelona mban në siguri edhe Umtitin, për të cilin duhet po gjysmë miliardi, po ashtu si për Serxhi Roberton, Xhordi Albën dhe Serxhi Busketsin. Disi më “ekonomikë” De Jong dhe Artur, që ndalen në “vetëm” 400 milionë.

Related posts

AKUZAT PËR ÇËSHTJEN E TAMPONËVE/ Juventus fiton në tavolinë ndeshjen e barazuar ndaj Lazio-s, ja shkaku…

Delo.autor

“MILANI ËSHTË EKIP FANTASTIK”/ Leao: Europa objektiv, për titullin s’dorëzohemi

F.autor

Jashtë Guardiola/ Ja 3 finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment