Futboll Sport

CHAMPIONS/ Reali luan tenis, Gjimshiti i merr barazim Manchester Cityt. PSG i falet Icardit

U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë takimet e tjera të vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve në Champions League.

Reali i Madridit mori një fitore të thjeshtë ndaj Gallatasarait në shtëpi, me shifrat 6-0. Madrilenët hipotekuan gjithçka që në pjesën e parë, ku shënuan katër gola. Tripleta e Rodrigos, Ramos me penallti, si dhe një dopietë e Benzemasë çuan ekipin e Zidan në vendin e dytë në grup me 7 pikë.

Po në këtë grup, PSG arriti fitoren e katërt në grup, teksa fitoi 1-0 ndaj Klub Bryzhit në shtëpi, falë golit të Ikardit. Me këtë triumf, PSG kryeson grupin me 12 pikë, si dhe me një golavarazh 10-0.

Totenhemi arriti fitoren e dytë në grup, teksa fitoi 0-4 ndaj Crvena Zvezdës, dhe shkon në vendin e dytë me 7 pikë. Atletiko e Madridit u mposht nga Bajer Leverkuseni me rezultatin 2-1, dhe mbetet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak.

Me Berat Gjimshitin titullar, Atalanta arriti pikën e parë në grup, teksa barazoi 1-1 me Mançester Sitin. Rahim Sterling shënoi për ekipin e Guardiolës që në minutën e 7-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, anglezët gabuan një penallti me Gabriel Zhezus.

Bergamaskët fituan besim në fraksionin e dytë, dhe që në minutën e 49-të barazuan me Pasaliç, me rezultatin për të mos ndryshuar më.

Related posts

Të mërkurën hidhet shorti i gjysmëfinalevetë Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

VAZHDON RRUGËTIMIN/ Atalanta e pandalshme drejt Championsit, parakalon “Zikaltërit” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

HISTORIKE/ Ish-trajneri i Liverpool firmos kontratë jetëgjatë me klubin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment