Futboll La Liga Sport

NGA GRIEZMANN TEK NEYMAR/ Barcelona dhe Reali gati të trondisin merkaton

Aksi Francë-Spanjë pritet i nxehtë në merkaton e verës së ardhshme. Mund të ketë lëvizje që do të tronditin tregun futbollistik me transferime të bujshme nga skuadrat Real Madrid, Barcelonë, Paris. Në qendër të vëmendjes do të jenë sulmuesit e tyre, Nejmar, Mbape dhe Antuan Grizman. Dy të parët kërkohen nga skuadrat spanjolle, ndërsa ky i fundit mund të përfundojë në vendlindje.

MBAPE DREJT REALIT – Madrilenët duan një “galaktik” dhe mendojnë se ylli i PSGsë është i duhuri për merkaton e verës. Vetë lojtari duket i pakënaqur me aventurën në Francë dhe kërkon një ekip akoma më të madh sesa PSG-ja për të arritur ambiciet e tij siç janë fitorja e Ligës së Kampioneve dhe “Topi i Artë”. Zinedin Zidan pak ditë më parë ngacmoi kampin francez me deklaratat se Mbape e ka ëndërr Madridin dhe drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk po rrinë duarkryq.

PSG-JA DO GRIZMANIN – Nëse largohet Kilië Mbape, PSG-ja po mendon ta zëvendësojë me një tjetër kampion bote. Bëhet fjalë për Antuan Grizmanin, i cili në Barcelonë nuk po shkëlqen dhe ka hasur vështirësi për t’u përshtatur me Leo Mesin dhe me stilin katalanas.

Sulmuesi francez do të gjente qetësi dhe do të trajtohej si një lider i vërtetë në vendin e tij të lindjes, ndërsa në Spanjë vazhdon të jetë si një hije e Lionel Mesit. Diferenca mes Mbapesë dhe Grizmanit është mosha, pasi ky i fundit do të festojë 29-vjetorin. Megjithatë, për të tashmen do të ishte një alternativë ideale.

BARÇA PËR NEJMARIN – Nuk do të mbetet jashtë këtyre transferimeve të bujshme as skuadra e Barcelonës. Nejmar kërkon që të rikthehet dhe nuk e ka harruar dëshirën e tij për të mbajtur sërish fanellën katalanase. Bëri gjithçka që të transferohej në verë, por sezonin e ardhshëm mund të jetë momenti i duhur.

Related posts

“EURO 2020″/ Anglia dhe Italia favoritet e mëdha, por Spanjës s’i duhet ngacmuar nervi. Ja kush e fiton…

Delo.autor

KATAR 2022/ Zvicra nis me këmbën e mbarë, Danimarka nuk fal ndaj Izraelit

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Trajneri i Ajaxit, Ten Hag: Mungesa e Ramos tek “Los Blancos” do të…

Delo.autor

Leave a Comment