Futboll Sport

“MË MIRË QË NUK NA SHOHIN SI FAVORITË”/ Mbrojtësi De Ligt: Titujt dhe trofetë fitohen në fushën e lojës dhe…

Për herë të parë pas shumë ditësh, Matajs de Ligt është rikthyer të stërvitet dhe të japë sinjale pozitive për të qenë gati për ndeshjen debutuese të Holandës. Ky është një lajm pozitiv për trajnerin De Bur, i cili nuk ka në këtë Europian as portierin Silesen dhe as mbrojtësin Van Dajk. Mbrojtësi i Juventusit thotë se ka shpresë që të jetë në fushën e lojës, por do të shihet gjithçka e tillë ditaditës.

“Do të shohim se si ndihem gjatë stërvitjeve të këtyre ditëve. Dua patjetër që ta kap ndeshjen e së dielës”, ka thënë De Ligt. Mbrojtësi 21-vjeçar është një nga futbollistët kryesorë për ekipin holandez dhe duhet të japë kontributin në fushën e lojës. “Mendoj se përqindja është 50-50 për momentin, por për ta parë situatën me pozitivitet mund të themi që është 60% me 40% për të luajtur. Unë kam qenë në fushë në 15 ndeshjet e fundit me Juventusin dhe kjo do të thotë se e kam ritmin e ndeshjeve”, ka sqaruar mbrojtësi. Timber mund të jetë zëvendësuesi i De Ligtit nëse nuk ia del dhe lojtari i Juventusit e motivon shokun e skuadrës. “E kam parë në disa ndeshje. Është një lojtar shumë i fortë dhe ka teknikë. Është i qetë dhe me topin në këmbë kërkon të bëjë gjithmonë zgjedhjen e duhur. Ka bërë një punë të shkëlqyer në këto dy ndeshje. I tregoi trajnerit që mund të ketë besim”, tha ai.

PRESION – Holanda nuk renditet mes skuadrave favorite për të fituar Europianin, por De Ligt thotë se kjo nuk ka rëndësi. Ai ka besim se ky grup mund të arrijë objektiva të rëndësishëm. “Titujt dhe trofetë fitohen në fushën e lojës dhe nuk bazohen në statistika apo të dhëna paraprake. Nuk më interesojnë aspak ato që publikohen. Unë mendoj se ne po rritemi dhe do të punojmë mjaft mirë. Është mirë që nuk kemi presion dhe do ta nisim kompeticionin pa shumë pritshmëri ndaj nesh”, përfundoi De Ligt. Holanda do të luajë kundër Ukrainës të dielën në mbrëmje dhe kjo është një ndeshje ku nuk falen hapat falsë për të kërkuar kualifikimin. Holanda realisht nuk konsiderohet si një nga ekipet favorite, por mund të bëjë surprizën në këtë kampionat Europian.

Related posts

NGA WANDA TEK SPALLETTI/ Ja si e ndryshoi Marotta Interin në 10 ditë

Delo.autor

ÇFARË NDODH TEK TIRANA? Halili “kriset” me Shehin, në Durrës kulmi mes palëve

F.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Batha shënon të tretin, portieri Kuka e pëson me kokë poshtë këmbëve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment