Formula 1

FORMULA 1/ Ndryshon motorin, penalitet me 10 pozicione për pilotin e Ferrarit…

Charles Leclerc do ta nisë garën e ardhshme të Botërorit të Formula 1, atë që zhvillohet këtë fundjavë në Brazil, me një penalitet prej të paktën 10 pozicionesh. Ferrari ka vendosur të ndërrojë motorin e pilotit monogask, i cili u dëmtua para 10 ditësh, në garën e fundit, në Austin. Drejtuesit e “kokëkuqes” kanë vendosur t’i japin një motor të ri pilotit, që të garojë dy garat e fundit sezonale pa frikën e prishtjes.

Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, para nisjes për në Brazil. “Charles do të ketë një “power unit” të ri, duke parë se ai aktual u dëmtua në Austin. Ky ndryshim do të thotë një penalitet në startin e garës për Charles dhe shpresojmë që ai të jetë kompetitiv në pistë. Pavarësisht kësaj, ne presim një garë të mirë në Brazil, pasi është një pistë e përshtatshme për ne”, tha Binotto.

Related posts

Shangai, Hamilton i pari në provat e lira, i fut frikën Ferrarit

Sadik.Autor

Bisedimet e fundit, te Ferrari ka pozitivitet për të ardhmen e Formula 1

Sadik.Autor

10 ditë pas garës në Baku, nën hetim makina e Fernando Alonso

Sadik.Autor

Leave a Comment