Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Nxorri rivalin jashtë piste, kampioni i botës humbet podiumin në Brazil (VIDEO)

Pas garës së Brazilit, ky u klasifikua i treti në pistë pas Verstappen e Gasly, piloti Lewis Hamilton u ngjit në podium për të festuar. Gjithsesi, pak më vonë erdhi vendimi i komisarëve të pistës, që kanë penalizuar pilotin britanik të Mercedes.

Ai u konsiderua përgjegjës për incidentin me Alexander Albon në xhiron e 70-të, ndaj dhe u penalizua me 5 sekonda. Dënim që zbriti Hamilton në vendin e shtatë, ndërsa në podium, në vendin e tij u ngjit Carlos Sainz (McLaren).

Hamilton ka kërkuar sot ndjesë për atë incident, duke marrë përsipër edhe fajin për atë kontakt që pati me rivalin. “Nuk më pëlqen asnjëherë të kem kontakte në pistë me rivalët dhe kolegët, ndaj më vjen keq për atë që ndodhi me Alex. Natyrisht që është faji im, isha pas tij në pistë. Gjithsesi, shpresoj që podiumin dhe fitoren ta rigjej në garën e fundit sezonale”, u shpreh Leëis Hamilton, kampion i botës në Formula 1.

Related posts

MORI FANELLËN ME NUMRIN 10/ Prishen planet e Barcelonës, Ansu Fati pëson sërish dëmtim. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

“MË NË FUND U RIKTHEVA”/ Myrto Uzuni mposht koronavirusin, shpresë për sfidën ndaj Juventus

Delo.autor

“ÇFARË EKIPI I ÇMENDUR”/ “Fenomeni”: Nëse do të mund të kishim luajtur të tre së bashku…

Delo.autor

Leave a Comment