Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Provat Zyrtare: Verstappen dominon në Brazil, buzëqesh edhe Vettel

Në Interlagos, Brazil, janë zhvilluar provat e parafundit zyrtare të sezonit 2019-të të Formula 1.

Piloti i Red Bull Racing, Max Verstappen, ka dominuar të gjitha sesionet dhe ka siguruar pole position-in e  dytë të karrierës; bashkë me të në rreshtin e parë do të jetë Sebastian Vettel, ndërsa do të nisen nga rreshti i dytë dy makinat Mercedes të Lewis Hamilton dhe Valteri Bottas.

Mes dy makinave gjermane është pozicionuar Charles Leclerc, por piloti i Ferrari-t do ta nisë garën nga vendi i katërmbëdhjetë për shkak se është penalizuar me dhjetë pozicion për disa modikfikime që ka bërë në Power Unit.

Gara do të zhvillohet të dielën dhe do të nisë në orën 18:10.

Related posts

“NA DUHEN 5 LOJTARË PËR T’U RIKTHYER NË SUPERIORE”/ Futbollisti i Flamurtarit: Kategoria e Parë me një grup, më interesante

Delo.autor

“TËRMET” TEK BARCELONA/ Abidal është në buzë të humnerës!

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS 3 HUMBJEVE RADHAZI/ Reina hero, mposht VAR-in dhe i jep triumfin Milanit

Delo.autor

Leave a Comment